• |
ide | kryesore

Berisha: Sorosi promotor i Serbisë së Madhe, shikoni videon

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha publikoi një video të George Soros, ku ky i fundit shprehet hapur kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999. I shprehur haptazi kundër miliarderit amerikan, Berisha shkruan në Facebook se Soros është promotor kryesor i projektit të Serbisë së Madhe.

POSTIMI: 

Superspekullanti planetar George Soros, njeriu qe me megabixhozin e tij financiar zhyti ne varfri dhe mjerim te thelle qindra miliona njerez ne Europe, Azi, Afrike dhe mbare boten ishte kunder bombardimit te Serbise nga NATO per genocidin spastrimin etnik te Kosoves nga Millosheviçi. Dy dekada me vone Soros do te behej promotor kryesor i projektit te Serbise se Madhe. Fondacioni i tij ne Beograd do te merrte autoresine e ketij projekti duke nxitur percaktimin e kufijve sipas vijave te pasterta etnike dhe flaket e nje konflikti te ri ne rajon.

Ndiqeni videon e meposhtme. sb

Maj 1999, Soros kritikon ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si përkeqësuese të situatës!

Miliarderi amerikan George Soros, në një takim me studentët e Universitetit John Hopkins në ëashington, më 28 maj 1999, kritikoi fort fushatën ajrore të NATO-s në Kosovë kundër forcave të Slobodan Milosheviçit. Ai tha se bombardimet çuan në rritjen e spastrimit etnik në Kosovë, si dhe forcuan regjimin e Milosheviçit dhe destabilizian vendet fqinjë.
Ai u tha studentëve se fushata ajrore që kishte nisur dy muaj më herë e kishte përkeqësuar situatën:
“Kemi arritur saktësisht të kundërtën e asaj që synonim. Përshpejtuam spastrimin etnik që kërkonim të ndalonim. Ndihmuam në konsolidimin në pushtet të regjimit të Milosheviçit dhe ndihmuam në krijimin e destabilitetit në vendet fqinjë të Malit të Zi, Maqedonisë e Shqipërisë, për të mos përmendur implikimet më të gjera ndërkombëtare si marrëdhëniet tona me Kinën. Është e qartë që diçka ka shkuar tmerrësisht gabim dhe tani e shohim veten në një gjendje pasigurie të tmerrshme”.
“Nuk mund ta bëjmë botën të nënshtrohet nëpërmjet bombave, por as nuk mund të tërhiqemi në izolim. Nëse nuk mund të parandalojmë mizori si në Kosovë, duhet të përgatitemi të pranojmë arkivolë”.
“Më pas, duhet bërë diçka konstruktive, diçka pozitive në vend që thjesht të reagojmë pas katastrofave, dhe të ndërtojmë një shoqëri të hapur, gjë që mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian, ku këto vende do të bëhen efektivisht anëtare virtuale. Duhet të ketë bashkim doganash, fshirje të kufijve të brendshëm. Dhe, jam i sigurt se Jugosllavia do të donte të ishte pjesë e një Evrope Juglindore të tillë, të rindërtuar”.



7 Comments

  1. UNE HABITEM DHE BERISHA NUK E THOT TROC QE RAMA ESHTE IDEATORI I KESAJ GJELLE TE PRISHUR AI PER ARSYE TE SHUMTA E KA BERE KETE.
    1-PER KARRIKEN DHE PUSHTETIN E VET
    PER COPTIMIN E KOSOVES QE E KA PASUR ENDERR .
    3-KY SHQIPERI E QUAN NGA SHKUMBINI E POSHT PJESEN TJETER TE KOMBIT SHQIPTAR NUK E QUAN FARE DHE NKU DON TJA DI .
    4- RAMA KRYEQITET TE SHQIPERIS NJEH VLOREN .
    5-RAMA KA DY OPSIONE NE MENDJE .
    A- O UNE NE PUSHTET O BALLKANI NE LUFTE .
    B-O UNE NE POSHTET O UNE KAME KU TE PRANOHEM KETE DO E THOT SHUME SHPEJT NE QOFTE SE ESHTE NE PUSHTET DHE 1-VIT SE PER NDRYSHE FUTEM NE DUMEN RUSE ME GJITHE SHQIPTARET NUK E NJOH EUROPEN ? NE SHQIPTARET DO HAME DHE BARE PO QE NEVOJA…MOS HARRONI KJO E KA GJETUR SHQIPERI, MOS HARRONI.

    1. Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.
      Ish- kryenegociatorja në bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për
      shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatëvitit të kaluar,
      e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë
      të ketë zbuluar gjatë kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe
      Serbisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama.
      Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar
      persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

    1. Tashme u be zgjuar. Dhe me e keqja e pranoi dhe evropa qe te perdoresh internetin per te spiunuar kur nuk ke me ide dhe kur je kap keq, eshte gje pozitive. Prandaj po lind prap komunizmi ne bote. Njerzit e drejte skane me te drejta. Vetem injorantet dhe te korruptuarit.

  2. Do behet lider boteror ky supermeni ine apo jo. Lereni te gjorin se se din se nuk as brek as byth dhe enderron ?

  3. Te Nderuar Shqipetarë/e
    Po ta kuptoni videon mire Soros thot qe e kunderta e cfar donim te benim u be. A besohet Soros???? Jo jo jo por edhe Berisha, Rama,Meta e te tjeret nuk jane per Shqiperi jane per Interesa $$$$$.
    Vetem degjoni dhe shikoni te dyja anet e fakteve para se me e gjyku uje. Mos pranoni cfar hu japin por merrni cfar doni per femijet r familjet thuaja.

  4. Te gjitha shoqatat palaço sorosjane duhet zhdukur nga shqiperia,çibane kanceroz.Eshte momenti per nje fshese te fuqishme politike e pasuar me sekuestro te politikaneve te korruptuar , bandave, doganjereve,oligarkeve te konçesioneve dhe gjithe familjareve te tyre we nuk justifikojne pasurine.Rilindje ka tradhtuar interesat e qytetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *