• |
ide | kryesore

Durrës/ Krim në familje, burri vret gruan me thikë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Mësohet se bëhet fjalë për një krim në familje, pasi Asbije Kuka, 36 vjeçe, është qëlluar me thikë nga bashkëshorti i saj, duke gjetur vdekjen në spital, si pasojë e plagëve të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Viktima është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore nga vëllezërit e saj dhe nga djali i saj i mitur, rreth 10 vjeç.

Ndërkohë, Policia dhe  grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *