• |
ide | kryesore

Koncesioni Milot-Balldren, Basha: Rama hajdut psikik, vjedh çdo gjë që i del përpara

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka denoncuar koncesionet e miratura në seancën plenare të ditës së djeshme nga mazhoranca.

Në një deklaratë për mediat, Basha e konsideroi Parlamentin, si landfill të Republikës, duke shtuar se kryeministri Edi Rama, “është hajduti më i madh që ka njohur vendi në historinë e tij”.

Sic është bërë publike qeverisja kriminale po vijon tjetërsimin e pasurisë së vendit me koncensione kriminale. Gjithcka tjetër ka ndaluar, ka marr fund në këtë qeverisje, vetëm dicka forcohet e rritet përditë, vjedhja dhe grabitja e pasurive publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, një grabitës pisiqik.

Dje u miratua në landfillin e Repulikës koncensoni i rrugës Milot-Balldren, vlera e koncesionit e trefishuar, ish-deputeti i PS bashkë me dajën e tij kanë marrë 1/10 e buxhetit.

Orikum Dukat, me vlerë 70 mln euro, koncesioni i pompave të naftës, të gjitha koncesione korruptive, me përfitim direkt të Ramës pa asnjë përfitim për qytetarët.”- tha Basha.

Sikurse theksohej në deklaratën e mpërashme të PD-së, kryedemokrati përsëriti se pasuritë publike po jepen me koncesione dhe kontrata korruptive, “në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij”.

Ish-deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë.  Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro. Vetëm ditët e fundit janë dhënë; Koncesioni i  inspektimit të pompave të naftës; plazhet publike në pronësi private.

Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik”, tha ndër të tjera kreu i PD-së.

 

3 Comments

  1. Rilindja jashte ligjit po vjedh e terrorizon shqiptaret. Kreret e saj dhe bashkepuntoret e conçesioneve te sekuestrohen. Rilindja .org.terroriste

  2. Perderisa ti bythpambuk ike nga parlamenti duke u dorezuar pa kushte quhesh edhe ti bashkefajtor,pasi braktise luften parlamentare dhe i le terren Rames te beje çfare te doje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu