• |
ide | kryesore

110 milionë euro për Beketin, pse do ti paguajnë këtë shumë marramendëse shqiptarët pronarit të Agon Channel

Arkiva, Lajme, Të fundit
beketi.jpg



Një gjykatë e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimit (ICSID), organ i OKB-së, ka urdhëruar Shqipërinë t’i paguajë 110 milionë euro një grupi investitorësh italianë të formuar nga biznesmeni italian Francesco Becchetti së bashku me kompanitë e tij Hydro and Costruzioni, nënën e tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunëtorët Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon për shpronësimin e një kompanie televizive. Kjo pasi gjykata gjeti se kishte prova se ky grup ishte objektivi i një fushate të motivuar politikisht.

Pagesa e kësaj shume konfirmohet edhe nga Lexology, një platformë online e specializuar në pasqyrimin e betejave ligjore nga i gjithë globi.

Kuptohet që investitorët kishin pretenduar një shumë prej 650 milionë eurosh si dëmshpërblin ndaj një sërë masash që synonin investimet e tyre në sektorët e medias së vendit, sektorin e energjisë hidroelektrike dhe të mbeturinave, duke përfshirë ngrirjen e aseteve, auditimet tatimore dhe procedurat penale.

Investitorët pohuan se masat ishin pjesë e një fushate shtetërore të ngacmimit, të motivuar pjesërisht nga kritikat që stacioni televiziv i tyre, Agonset kishte bërë për administratat e njëpasnjëshme shqiptare.

Kryeministri aktual i shtetit, Edi Rama njoftoi në 2015 se “ne kemi shpallur një luftë” kundër pronarëve të Agonset. Stacioni televiziv më vonë u largua pasi pajisjet e tij u sekuestruan nga qeveria.

Sipas Becchettit, gjykata e ICSID-së njëzëri e gjeti Shqipërinë përgjegjëse për shpronësimin e paligjshëm të Agonset në kundërshtim me traktatin dypalësh të investimeve Itali-Shqipëri dhe urdhëroi atë të paguajë paditësit 110 milion € dëmshpërblim të drejtpërdrejtë, plus kostot dhe interesat.

Gjykata citohet se ka gjetur se provat mbështesin fuqimisht konkluzionin se sekuestrimet nga qeveria ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve. /Lexology, ©LAPSI.AL 



7 Comments

  1. Shqiptaret e kane pak biles shume pak qe te paguajne pafundesisht per politikanet e tyre te degjeneruar e te paafte.

  2. Nëse për faj të një individi duhet të paguajë e gjithë shoqëria si do bëhet me popullin tonë.Po u gjet fajtor nga gjykata një njeri i thjeshtë detyrohet të shlyejë dëmin dhe shpenzimet e gjygjit i sekuestrohet gjithqka.Prandaj ai që ka abuzuar duhet të paguajë personalisht dhe jo ta shperndajë barrën tek të tjerët aq më tepër kur ky dëm bëket për teka personale të tij imagjinojeni nëse do ta hidhte në gjygj presidenti Amerikan sa do duhej të paguante Shqipëria për fjalët fyese të kryeministrit tonë.

  3. Te sulmosh biznesmenet nuk eshte problem ne vetvete. E ka bere Saliu me oligarket dhe mire ka bere. E beri Meta me Sorosin ne stilin e Orban dhe shume mire beri. Por ajo qe eshte e tmerrshme eshte qe arbitrazhi ka arrit ne konkluzionin se Rama ka detyruar gjykatat t’i sekuestrojne pronat. Becheti nuk e ka denoncuar per prishje imazhi, por per bllokim prone. Per prishje imazhi padia normalisht do ishte personale, sic bente Taulandi kunder Saliut. Keshtu qe Rama duhet te shkoje ne burg per ndikimin qe i ka bere drejtesise.

  4. Rama me banden e hajnave te vet duhet ta paguaj me pare dhe me burg jo ata qe marrin 40 mije te vjetra asistence mbijetese. Ky s’çan b,,, po merret me teater ,kulla,dhe vishet si legen vetem per ti bere karshillek popullit mjere . Çou Avni nga varri se po ta shkerrrdhen popullin nje klike

  5. ku eshte ajo kurva e bande ambasades se rruges elbasani qe na can .arin me perrallat e suksesit te reformes bandekurvave .apo tani nuk perzihet me ne punet e brendeshme te shqiperise si puna e sytopes palmer. si gjithnje ne rastet e korrupsionit ,krimeve te bandes edvin kermes ben si puna e strucit fut koken poshte dhe nxjerr vrimen larte si karakurve qe eshte.ajo genjen veten dhe mburre ramaformen kot se ne na rruan .arin jo te na mbushi mendjen me perralla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *