• |
ide | kryesore

Moti surprizon sërish, kushtet atmosferike ndryshojnë në fundjavë

Lajme, Të fundit



Ditët me diell dhe temperatura të larta do t’u lënë vendin vranësirave dhe reshjeve, që do të rikthehen këtë fundjavë kryesisht në zonat malore.

Sipas shërbimit Meteoalb, fundjava paraqitet me kthjellime gjatë paradites, ndërsa pasditet pritet të karakterizohen me vranësira dhe rrebeshe shiu veçanërisht në veri të vendit.

Gjatë mbrëmjes të së dielës dhe mëngjesit të së hënës, vranësirat dhe shirat e përkohshëm ndo të vijojnë në pjesën më të madhe të territorit.

Përmirësimi i kushteve atmosferike parashikohet duke filluar nga mesdita e së hënës.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të mbeten në kufijtë e 35-36 gradë celsius, por me ardhjen e javës së ardhshme do të pësojnë rënie të ndjeshme me të paktën me 7 gradë celsius.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *