• |
ide | kryesore

Lukaku i “hesht” të gjithë, buzëqesh e jep mesazhin: “Shpejt…”, por ku?

Sport



“Soon to be continued”, postimi që tregon se së shpejti dicka do të mësohet, edhe pse interpretimet janë nga më të ndryshmet, sidomos për destinacionin e Romelo Lukaku. Fjalët janë këto e i ka shkruar në rrjetet sociale Romelu Lukaku, duke postuar një foto bashkë me Federico Pastorello, agjentin e tij. Mund të thotë gjithcka ose asgjë. Por ajo “shpejt” të bën të reflektosh. Së shpejti me shumë mundësi do të mësojmë ku do të luajë sulmuesi belg.

Në ndryshim nga ditët e fundit, ku ishte parë i trishtë në pankinën e Manchester United, Lukaku është krejtësisht i buzëqeshur. Me siguri e ka të qartë se në orët e ardhshme do të vijë zgjidhja. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të shkojë tek Inter, por Juventus po e provon. E zërat për një betejë mes gjigantëve të Serie A sigurisht e joshin lojtarin, duke e bërë që postimit ti shtojë edhe emoticon që simbolizon “hesht”, me gishtin tregues në gojën e fytyrës. Si të thuash “pushoni të gjithë”. Shpejt do ta mësoni.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *