• |
ide | kryesore

Misteri pas humbjes së memories së Beckenbauer: hetuesit zviceranë nuk e besojnë

Sport



Gjermania është në ankth të madh për shëndetin e një prej legjendave të futbollit të Panzerave Franz Beckenbauer, gjendja fizike e të cilit është përkeqësuar shumë, që nga muaji prill kur është diagnostikuar me një infarkt okular në syrin e djathtë.

Sipas ‘Der Spiegel’, avokatët e tij kanë prezantuar në gjykatën zvicerane, që e heton nga 2016 për mashtrim e riciklim parash në dorëzimin e Botërorit të 2006 Gjermanisë, një certifikatë mjekësore sipas të cilit “gjykimi dhe memoria e tij janë përkeqësuar e nuk priten përmirësime”, duke shtuar se “çfarëdo motiv stresi mund ta vrasë”.

Hetuesit zviceranë kanë kërkuar kartela të tjera klinike. Për masë paraprake, zviceranët kanë kërkuar ndarjen e procedurës për Beckenbauer nga ajo e të akuzuarve të tjerë, në mënyrë që hetimi të mos ngadalësohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *