• |
ide | kryesore

Dzeko në udhëkryq: Inter e kërkon, por ka edhe një mundësi tjetër…

Sport



Merkato e sulmuesve është totalisht e bllokuar. Shumë emra nuk e kanë ende të qartë se cila do të jetë e ardhmja e tyre. Që nga Mauro Icardi deri tek Gonzalo Higuain, duke kaluar edhe tek Romelo Lukaku. Të gjithë janë në pritje të të rejave, sikurse Edin Dzeko. Boshnjaku duket i destinuar të veshë fanellën e Interit (marrëveshja e gjetur prej kohësh, mbi bazën e një kontrate trevjeçare). Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, i ka kërkuar të vijë menjëherë, por Roma nuk bindet nga propozimet ekonomike të paraqitura nga klubi zikaltër, ndërsa e ka mbajtur fort, duke e mos e lënë të niset tani për tani qendërsulmuesin 33-vjeçar.

Tani situata është e qartë: dy opsione për qendërsulmuesin verdhekuq. E para, shitja tek Interi, por vetëm nëse klubi zikaltër do të formulojë një ofertë të përshtatshme dhe bindëse për drejtuesit verdhekuq që, për lojtarin e tyre (në përfundim të kontratës sezonin e ardhshëm) kërkojnë jo më pak se 20 milion euro. Hipoteza e dytë, për më tepër, e sheh Dzeko të qëndrojë nën udhërat e Paulo Fonsekës, të paktën me shumë mundësi rinovimi kontrate (për të mos rrezikuar ta humbasë në parametra zero në qershorin e ardhshëm).

Në këtë situatë, Edin gjendet përballë një udhëkryqi: mund të qëndrojë, me mundësinë e rinovimit, ose të shkojë tek Inter. Vendimi pritet të merret në harkun e pak ditëve. Dëshira për të qartësuar është e shumtë dhe efekti domino në pjesën e sulmuesve në lojë mund të jetë i vlefshme. Dzeko mund të jetë i pari që do të vendosë të ardhmen e tij. Roma dhe Inter nuk mund të presin shumë. Mbi të gjitha zikaltërit që kanë probleme edhe në çështjen Romelu Lukaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *