• |
ide | kryesore

Karaburun, shkrumbohet nga flakët anija turistike (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në gadishullin e Karaburunit, një anije turistike, në të cilën ndodheshin pesë anëtarë të ekuipazhit, është përfshirë nga flakë të mëdha, duke u shkrumbuar e tëra.

Policia sqaron se pesë anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të shpëtojnë nga flakët e mëdha falë ndihmës që iu është dhënë nga Policia Kufitare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa raportohet se anija bënte çdo ditë linjën shëtitëse Karaburun-Ishulli Sazanit.

“Mjeti lundrues i “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje. Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve. 

Në këtë mjet lundrues ndodheshin 5 persona, të cilët nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht.” – njofton policia. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *