• |
ide | kryesore

Përfundon protesta e PD-së në Devoll, kryebashkiaku i ri mbyllet në zyrë

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar protesta e mbështetësve të Partisë Demokratike e drejtuar nga ish-kryebashkiaku i Devollit, Bledion Nallbati,për moslëshimin e zyrave të njësisë vendore, në shenjë mospranimi të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Simpatizantë të PD-së kanë qendruar të grumbulluar para Bashkisë së Devollit që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, për të protestuar ndaj marrjes së detyrës nga kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, i cili gjatë gjithë kësaj kohe ka qendruar në zyrën e tij. Në ambientet e Bashkisë kanë qenë të pranishme edhe forca të shumta të Policisë së rendit dhe forcat special, për të shmangur përplasjet e mundshme mes palëve.

Ish-kryetari Nallbati ka deklaruar se ai është kryetari i vetëm i Bashkisë së Devollit dhe se do të qendrojë 24 orë në shërbim të qytetarëve. Ndërsa, përfaqësues të tjerë të PD-së kanë njoftuar se do të kallëzojnë penalisht Duron për përvetësim titulli.

Pas njësisë vendore të Devollit, ku u konstitua Këshilli Bashkiak dhe kryebashkiaku i ri, Eduard Duro dëpërtoi forcërisht në ambientet e Bashkisë, përplasja mendohet se do të zhvendoset në një bastion të demokratëve, siç është qyteti i Kavajës, ku kryebashkiaku në detyrë, Isa Sakja, është shprehur se nuk do të tolerojë aspak socialistët.



2 Comments

  1. Po mos i lesho mor mut….. mbaji me force. Rri tre muaj aty….. te hedhin buken nga dritarja shoket e keshillit kombetar te PD……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *