• |
ide | kryesore

Teatri/ Rama citon regjisorin e njohur: Qartë dhe shqip, mendoj se duhet një godinë e re

Lajme, Të fundit



Mungesa e unitetit në radhët e komunitetit të artistëve është shfrytëzuar më së mirë nga kryeministri Edi Rama, i cili vijon të ndajë me ndjekësit citimet e figurave të artit skenik dhe të kinematografisë shqiptare, që kanë shprehur dakordësinë për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Sipas një shprehjeje gati proverbiale në lëmin e historisë “nëse do të rrënosh një Perandori,duhet ta përçash atë prej së brendshmi”.  Mesa duket, Rama i ka vënë veshin këtij udhëzimi në vendimin e tij për të finalizuar me domosdo projektin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Kreu i qeverisë ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me vijimësinë e qendresës së qytetarëve protestues dhe të artistëve kundër zbatimit të projektit për ndërtimin e një Teatri të ri.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”,  pas reagimit të aktores Raimonda Bulku, Ndriçim Xhepa, Drita Haxhirajt dhe regjisorit Leka Bungo, Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale deklaratën e dhënë nga regjisori Altin Basha, i cili mes të tjerash  thekson se nevojshmëria për ndërtimin e një godine të re, vjen pasi Teatri ekzistues nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore.

Mesazhi i Ramës:

Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.

ALTIN BASHA:

Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156868062866523



7 Comments

  1. Po ik o budall se u bere karagjoz. Nuk do e prishesh Teatrin. Nuk do behet sic do Cim Fusha o idiot. Perpjete te hidhesh. Edhe keta ushtaret qe na i citon nje nga nje, jane nje grusht i vogel servilesh. Nuk ka servilizmi i tyre me shume peshe se vullneti i shumices se shqiptareve. Dhe per teatrin kombetar nuk vlen thjesht opinioni i disa aktoreve qe i ke vene ne rresht. Nuk jane ata grup interesi. Grup interesi eshte gjithe kombi, sepse teatri eshte kombetar. Kur te na bindesh se shumica e kombit bie dakord qe ne truallin e Teatrit duhet lejuar Cim Fusha te shese apartamente me nga 3000 euro metrin katror, ndersa teatrin ta beje si nje aneks te ngritur havadan mbi dy kembe ure, atehere bujrum, ta prishesh. Deri atehere, fol me vete sa te duash, por njeri nuk t’i pjerdh keto rolet prej aktoresh dhe regjisoresh qe na i sjell si justifikime per te krijuar pershtypjen se te gjithe duan prishjen e teatrit. Shko vish nje minifund dhe kerce lambada tani, kaqol.

  2. Po 6 Kullat pse s’i permend?

    I kerkoi njeri Zotit:
    – Ah o Zot, pse me bere me 32 dhembe dhe vetem 1 k@r?
    Zoti, meshireplote dhe deshireplotesues, menjehere ia nderroi dhe i la 1 dhemb dhe e beri me 32 penise.
    Njeriu i kenaqur falenderoi dhe u nis te largohej…
    Por Zoti e ndali:
    – Ku shkon? Prit se ke edhe 64 bole dhe 2 thase lesh….

  3. SHKURT PRERE KY NUK KA PROBLEM TEATRI KY KA PROBLEME TE TJERA ME TE MEDHA DHE NEPRMJRT TEATRIT PO I MBULON KY SKA GJYKAT KUSHTETUESE SKA GJYKAT TE LARTE KY SKA PERKUROR TR PERGJITHSHEM KY SKA MINISTER TE JASHTEM KY SKA KRYETAR TE SHIK KY SKA KRYETAR TE KESH KY SKA ASNJE KRYETAR BASHKIE TE LIGJEM KY SKA ASNJE KSHILL BASHKIAK TE LIGJEM KY ASNJE INSTITUCION TE LIGJEM KY DHE VETE ESHTE I PALIQESHEM SEPSE MOMENTALISHT ESHTE KRYEMINISTER I 10-11%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *