• |
ide | kryesore

(VIDEO) Tension në Bashkinë e Devollit, kryebashkiaku ri socialist hyn me specialët që në mëngjes në godinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Forca të shumta policore kanë rrethuar me të gdhirë Bashkinë e Devollit. Kryebashkiaku i ri socialist i dalë nga 30 qershori, Eduard Duro, ka mbërritur në ambientet e bashkisë që prej orës 06:30.

Por, më pas, edhe ish-kreu i bashkisë Bledion Nallbati mbërriti në bashki, bashkë me administratën. Brenda bashkisë ka forca speciale.

“Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjehur nga 59 përqind e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë, 24 orë në ditë. Do të vazhdoj tju shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di çka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyra. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë.” – u shpreh Nallbati.

Eduard Duro, i cili u betua të premten, mori zyrtarisht detyrën. ©Lapsi.al 



3 Comments

  1. Po pse nuk hyre ne zgjedhje ti qe te fitoje prape 59% po degjove kryetarin tend bythepambyk qe ça thote ne mengjes nuk thote ne darke?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *