• |
ide | kryesore

Ish-gruaja e partnerit aktual thumbon Lady Gaga-n

Paparazzi, Slider



Pak muaj më parë Lady Gaga u përfol për një histori dashurie me Bradley Cooper, e cila asnjëherë nuk u konfirmua nga ana e dyshes. Por siç duket në jetën e artistes është dikush tjetër, një emër jo i panjohur për botën e muzikës.

Bëhet fjalë për Dan Horton, inxhinierin e zërit, me të cilin këngëtarja është parë duke u puthur në një darkë romantike. Siç duket kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga ish-bashkëshortja e Dan, e cila ka thumbuar publikisht Lady Gagan. Aktorja Autumn Guzzardi ka publikuar një foto në ‘Instagram’ shoqëruar me mbishkrimin: “Poker face.

Në fakt ky është titulli i hitit më të njohur të Gagas, prandaj të gjithë e kanë përkthyer si një ngacmim ndaj saj. Sapo e kanë vënë re këtë gjë fansat e Lady i janë hedhur menjëherë në sulm Guzzardit, për të mbrojtur idhullin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *