• |
ide | kryesore

Katie Holmes, në lidhje me muzikatin e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Katie Holmes njihet jo vetëm për stilin unik të veshjes, por edhe për shijen e veçantë dhe specifike në zgjedhjen e të dashurëv. Siç e kuptuat, aktorja ka një të dashur të ri.

Katie Holmes dhe muzikanti Bobby Wooten III janë fotografuar së fundmi nga paparacët teksa shëtisnin në Central Park, Neë York. Katie, e veshur e gjitha me të bardha dhe me një triko blu, dukej më shumë se e lumtur ndërkohë që ecte e përqafuar krah tij.  Ndonëse nuk dihet kur ka nisur fiks romanca e re, gjërat duhet të jenë serioze për aq kohë sa dhe nëna e aktores është fotografuar teksa e përqafon gjithë dashuri partnerin e së bijës.

33-vjeçari i nominuar për çmimet Grammy është producent dhe kompozitor i njohur për bashkëpunimet e tij me Jennifer Lopez, të ndjerin Mac Miller, Machine Gun Kelly, Jennifer Hudson, e shumë emra të tjerë të famshëm. Para pak javësh ai performoi në Coachella me Carly Rae Jepson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *