• |
ide | kryesore

Raporti Kosovë-Serbi/ Palmer: Të pezullohet tarifa për hir të dialogut

Lajme, Të fundit



Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë tha se sfida e tanishme e Kosovës është krijimi i një qeverie, e cila do ta kthente vendin në dialogun me Serbinë dhe do të pezullonte tarifën ndaj mallrave serbe.

Zoti Palmer theksoi se përcaktimi i parametrave të negociatave është përgjegjësi e palëve dhe se përqëndrimi vetëm te hartat dhe territoret zhvendos vëmendjen nga rëndësia e arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Me zotin Palmer bisedoi kolegia e shërbimit serb të Zërit të Amerikës, Jovana Djurovic.

Zëri i Amerikës: A besoni se pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ekziston një rrugë e qartë për Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun mes tyre?

Matthew Palmer: Ne kemi shumë shpresë që Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve dhe pastaj të gjejnë rrugën për arritjen e një marrëveshjeje që të ketë mbështetje reciproke, që të rezultonte në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre. Dhe kjo do të hapte rrugën për një të ardhme evropiane për të dyja vendet, për Kosovën dhe për Serbinë.

Zëri i Amerikës: A janë shanset më të mëdha tani që Haradinaj nuk është më Kryeministër?

Matthew Palmer: Mendoj se ajo që është nevojshme tani është krijimi i një qeverie në Kosovë. Kjo është sfida e menjëhershme. Ne duam që Kosova të fillojë përpjekjet për formimin e një qeverie sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne do të dëshironim që ajo qeveri pastaj t’i kthehet sa më shpejt dialogut, përfshirë pezullimin e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ne shpresojmë që kjo të fillojë së shpejti.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj ka qenë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje e mundshme. A mendoni se tani që ai nuk është më Kryeministër ekziston një mundësi më e madhe për arritjen e një zgjidhje të tillë mes Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi?

Matthew Palmer: Ne tani jemi të përqëndruar te rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve. Me t’u kthyer në tryezë, sigurisht është pastaj çështja se për çfarë do të negociojnë. Dhe i takon në të vërtetë vetë palëve të përcaktojnë se cilat janë parametrat e asaj që do të negociohet. Asnjëra nga palët nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk mund ta bëjë. Por ne do të dëshironim që negociatorët të negocionin me vullnet të mirë për një marrëveshje që mund të çojë në njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe në një rrugë drejt Evropës. Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin ose diktojnë se cila do të jetë sfera e negociatave.

Zëri i Amerikës: Disa ekspertë në Uashington, pretendojnë se ekziston një draft marrëveshje mes Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi që përfshin shkëmbimin e territoreve dhe kjo marrëveshje është gati t’i paraqitet publikut. A keni njohuri për këtë?

Matthew Palmer: Nëse ekziston një draft marrëveshje, nëse ekziston një marrëveshje gjithpërfshirëse që është gati për nënshkrim, unë nuk e kam parë.

Zëri i Amerikës: A keni dëgjuar për këtë?

Matthew Palmer: Persona të njëjtë që flasin me ju, flasin edhe me mua, duke më thënë të njëjtën gjë. Unë mendoj se ende ka shumë gjëra për të cilat duhet negociuar. Kështu që, rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve është hapi i parë.

Zëri i Amerikës: Por a ka ndonjë ide ose marrëveshje reciproke që mund të arrihet bazuar në shkëmbimin e territoreve? A keni njohuri për këtë?

Matthew Palmer: Sigurisht që palët kanë biseduar për një kohë të gjatë se cilat janë parametrat e një marrëveshjeje. Nuk e di se cilat janë çështjet thelbësore sa i përket territorit ose ndonjë komponenti të veçantë të kësaj. Çdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë gjithëpërfshirëse, do të ketë komponente politike, të sigurisë, ekonomike, tregtare, kulturore, për shembull kur është fjala për pronën e kishës ortodokse në Kosovë. Pra, unë mendoj se përqëndrimi vetëm te harta dhe territoret e zhvendos mjaft vëmendjen nga domethënia e vërtetë e marrëveshjes gjithpërfshirëse për normalizimin. Përkufizimi i normalizimit është përgjegjësi e palëve. Dhe ato mund ta bëjnë këtë vetëm në tryezën e dialogut./ VOA



8 Comments

  1. Zoti Palmer nuk dua te paragjykoj por qendrimi juaj me ben te bej nji pyetje te thekshme ketu prej Shkodre?
    A mos jeni pjese e fshatit te gruas apo pjese e asaj demokacie qe ne i mbajme syte?

  2. Mik I Serbis ku edhe ka banuar edhe eshte dhenderr.
    Nderkombetaret po perdorin njerez jo patriot dhe lehtesisht te shantazhueshem (krim korrupsion) por kufijt nuk ndryshohen per vullnetin Alexander,Thaç,Ram,Soros.Populli I Kosoves çdo plan ndarje do e hedhe poshte. Palmer nuk eshte Amerika por nje nenpunes i administrates i rradhes.

  3. USA eshte sponsori me i madh ne armatimin e serbise keto 2 vitet e fundit me plot 200 million dollar armatime. Vendi I shte eshte Kina e pasta e trata vjen Rusia. Ministri i mbrojtes se serbise dje u mbur se sposori me doreleshuar per serbine eshte USA, ndersa Rusia ngelet miku dhe aleati me i madh.

  4. Shqiperia si per European dhe SHBA eshte jashte skene, se qeveriset nga delenxhinj. Per fat te keq kjo do kete pasoja edhe per Kosoven. Shba do ta afroj serbine si partnere dhe po mban anen e saj per çeshtjen e kosoves. Do te investoj miliarda ne serbi dhe do te ndertoj nje baze ushtarake supergjigande te sajen per ta larguar nga influenca ruse. Ne kembim te kesaj do e mbeshtesi per ti dhene veriun e kosoves. Gazivoda dhe Trepçe do i jepen me konçension investitorve nga Shba. Nje perqindje do shkoj per serbine, nje perqindje tjeter per serbet e kosoves dhe tjetra per qeverine e kosoves. Do krijohen disa komisione per te perbashketa serboshqipetare per te administruar trashegimnine gjasme serbe ne kosove sikurse jane manastiret e kishat. Komisione te perbashketa per ceshtje kulturor etj. Me pak fjale shba dhe disa vende europiane duan ta fusin kosoven dalengadale serisht si republike autonome brenda serbise njelloj si nje fedarate, si ajo ish jugosllave pasi Serbia pretendon te perfshije ne federate me ndihmen e USA dhe nje pjese te Bosnjes, ate serben dhe keshtu do riktheje ish jugosllavine dhe serbine s madhe.
    Ne koqet injorante ngelem proamerikane te medhenje se jemi te dobet dhe te paafte per te mbrojtur qofte edhe me gjak interest tona kombetare.

  5. Z.PALMER NUK E KUPTOJ MIRE LUFTEN E MBRENSHME NE SHBA,POR ME DUKET SE TRAMP SI ARMIK MKRYESOR NE AMERIK KA SORASIN SIC KAME LEXUAR DHE DEGJUAR NE MEDIA SE SORASI KA PAGUAR TE DALURIT FARE TE AMERIKES ME NJE FJALE ATA QE JANE PA SHTEPI QE TE PROTESTOJNE KUNDRA ,PRESIDENTIT TE SHBA PRA E THEN TROC RRUGACET DHE RRUGACET E AMERIKES TE PROTESTONIN KUNDRA PRESIDENTIT AMERIKAN KETE VEPRIM KA BERE DHE EDI RAMA DHE ME DUKET SE PO E BENE DHE TI JE NE NJE LINJE ME SORASIN VCICIN RAMEN THACIN TOTALISHTE NJE LINJE .PER KE PUNONI JU Z.PALMER, PER SORASIN APO DEPERTAMENTIN AMERIKAN DHE PRESIDENTIN TRAMP. MUA ME NGJASON QE JE KUNRA TRAMPIT DHE PRO SORASIT .QE PAGUANTE GRA,VAJZA,PLEQ,DHE FEMIJ QE TE PROTESTONIN KUNDRA PRESIDENTIT.PARA 2 VITESH GJYGJE TE MONTUARA ME PUTANA PER TE PERLIGJUR PRESIDENTIN ,PRA PER TA MBYLLUR JE ME SORASIN DHE JO ME PRESIDENTIN AMERIKA NE LINJEN KOSOV SHQIPERI BALLKAN SEPSE KETE E DI TI POR MOS MENDO SE KA BUDALLEJ……………

  6. Ti zoti Palmer je nje person i pa besueshem edhe ne kosove si ne shqiperi qe deklarove qe zgjedhjet ne shqiperi edhe perse opozita shqiptare nuk mer pjese per shkak qe edi rama bashkpunon me krimin dhe i vjdh e i blen zgjedhjet ty deklarove se ata jane demokratike dhe duhen zhvilluar tani po ty pa pik turpi e morali thua qe SH B A ka dishime per zgjedhjet ne shqiperi tani qe ai mori 61 bashkite dhe kesaj i thone qe sh b a ka punuar per destabilizimin e shqiperis dhe ja ariti qellimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *