• |
ide | kryesore

Ekzekutimi në Durrës/ Zbulohen detaje të hetimit, vrasja e tropojanit u porosit nga…

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i 40- vjeçarit, Feriz Bardhi, dy ditë më parë në Durrës.

Pista kryesore që udhëheq hetimin e Prokurorisë së Durrësit është ajo e “larjes së hesapeve”, pasi mësohet se i ndjeri kishte konflikte të hapura në Itali, atje ku ishte i përfshirë në grupe kriminale që ushtrojnë aktivitetin e trafikimit të drogës. Për këtë arsye, dyshohet  se vrasja e Bardhit është porositur nga jashtë Shqipërisë.

Tropojani kishte marrë masa për t’i paraprirë ndonjë atentati të mundshëm dhe  kohët e fundit lëvizte me makinë të blinduar. Pak orë pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve janë edhe familjarët e viktimës dhe dëshmitarë okularë të krimit.

Në vendin e krimit nuk ka pasur kamera sigurie, që vështirëson identifikimin e dy personave që i morën jetën 40- vjeçarit, duke e qëlluar me 12 plumba. Autorët dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin u larguan nga vendngjarja, pranë vendit të quajtur Ura e Gjolës në Fushë-Krujë, brenda të cilës janë gjetur edhe armë.

Bardhi është arrestuar në vitin 2012 bashkë me Arif Qelinë, bashkëpunëtori i tij në shpërndarjen e lëndëe narkotike. Ata u kapën me një makinë “BMË X6”, të cilën Qelia e kishte marrë nga kompania ku punonte. Brenda në makinë u gjet një sasi prej 700 gramësh kokainë e pastër, e cila në treg do të kapte një vlerë prej 100 mijë eurosh.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *