• |
ide | kryesore

Pas videos ku puthej me një vajzë, reagon i dashuri i Baby G (Foto)

Paparazzi, Slider



Baby G dhe Limi fshinë fotot që kishin në rrjetet sociale dhe nuk e ndiqnin më njeri-tjetrin. Të gjithë aluduan se janë ndarë. Gjithashtu, edhe kënga e tyre nuk është më në Youtube.

Më pas, Limi e uroi këngëtaren për ditëlindje me një video të tyren bashkë, çka i bëri njerëzit të mendojnë se qenkan ende bashkë. Ndërkohë javën që lamë pas, “Iconstyle.al” publikoi një video ku Limi shfaqej në krahët e një vajze tjetër teksa e puthte atë, dhe ajo shkruante “Vogëlushi im është këtu.”

Por e vërteta qenka shumë më ndryshe, dhe ka qenë vetë Limi që na e ka treguar. Ai ka postuar një foto ditën e sotme me të vëllanë e tij, Xanin me të cilin ngjan shumë.

“Me vëllain tim. Ngjasojmë aq shumë sa dhe portalet na ngatërrojnë.”- ka shkruar ai, duke hedhur poshtë faktin se ishte ai në videon e publikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *