• |
ide | kryesore

Trafiku i rënduar gjatë sezonit, mësoni masat e ndërmarra nga sot nga policia

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka marrë një sërë masash që deri në fund të sezonit veror për të liruar trafikun në zonat problematike të vendit. Kjo lëvizje vjen e koordinuar me Policinë e Kosovës.

Policia rrugore shqiptare në bashkëpunim edhe me atë të Kosovës të shtojnë patrullimet në pikat të cilat njihen si me problematiket sa i takon trafikut.

Nga sot, në autostradën Thumanë-Fushë Krujë por dhe zonat bregdetare do të bllokohet lëvizja për automjetet e tonazhit të rëndë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22:00.

Prej 10 vitesh policia shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë bashkëpunuar në sezonet turistike pasi vendi ynë është ndër destinacionet më të preferuara të shtetasve kosovarë, u shpreh nënkolonel Jeton Rexhepi. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *