• |
ide | kryesore

Danny Trejo shpëton jetën e një fëmije

Paparazzi, Slider



Aktori Danny Trejo është kthyer në heroin e ditës së mërkurë pasi shpëtoi jetën e një fëmije me aftësi të kufizuara.

Kur ndodhi përplasja mes dy automjeteve në Los Anxhelos, aktori Danny Trejo nxitoi që të nxirrte djalin e vogël nga makina e kthyer përmbys.Me ndihmën e një kalimtareje, Danny e tërhoqi nga sedilja, ndërkohë që zjarrfikësit shpëtuan gjyshen e tij, e cila ishte shofere.

Trejo tha se u përpoq ta nxirrte nga dritarja e thyer, por nuk i hiqte dot rripin e sigurimit. Falë Monica Jackson, e cila ishte e pranishme, ata arritën të shpëtojnë djalin.

“E vetmja gjë që mendoja ishte të nxirrja fëmijën nga sedilja”, tha ai për një fotograf. Sipas mediave të huaja, tre persona u dërguan në spital, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *