Ndoshta të frymëzuar nga saga e produksionit kinematografik “Fast and Furious”, ku mbahen gara të hipërbolizuara mes drejtuesve të makinave sportive, pasionantët e shpejtësisë, kryesisht të grupmoshave të reja, mesa duket janë vënë në rolin e protagonistëve të filmit, duke pasur si vendzhvillim të konkurrimit zonën e Unazës së Madhe.
Kanë qenë banorët e zonës ata që të shqetësuar nga zhurmat periodike, kanë adresuar ankime në Policinë e Tiranës. Veprimet e disa drejtuesve të mjeteve janë kthyer jo vetëm në shqetësim për banorët e zonës, por edhe në një rrezik të shtuar për ngjarje rrugore që mund të jenë fatale për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
“Për 12 drejtues mjetesh është bërë verifikimi me radar dhe tërheqja e lejes së drejtimit, pasi janë konstatuar duke qarkulluar mbi normat e lejuara, si dhe janë vendosur 67 masa të tjera administrative për shkelje të ndryshme gjatë veprimeve policore.”- shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
Ne pith te kurves. Hitleri vrau 6000000 njerez per nje te ardhme me te mire… imagjino njr tuf bolesh