• |
ide | kryesore

Rihapet beteja për Shkodrën, “topi” sërish në “fushën” e Metës

Lajme, Të fundit



Pas dorëheqjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri, nga marrja e detryës së kreut të njësisë vendore të kryeqendrës së veriut dhe të bastionit më të rëndësishëm të demokratëve, beteja vendore  është rihapur. Thënë këtë, kryetarja e Bashkisë ende në detyrë, Voltana Ademi, mund të vijojë të ushtrojë funksionin edhe përtej mandatit.

Pjetri doli kandidat fitimitar nga radhët e Partisë Socialiste në lokalet monopartiake të 30 qershorit, që  u çdekretua si datë e paracaktuar zgjedhjesh nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit  vendosi 13 tetorin si datë kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve, me qëllim gjithpërfshirjen e partive në garë, në paraprirje të marrjes së vendimit për çeljen ose jo të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, opozita nuk ka patur një qendrim të unifikuar lidhur me 13 tetorin. Vetëm Partia Republikane, Lëvizja Socialistë për integrim dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë dorëzuar në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhje, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për standarte dhe jo data.

Me tërheqjen e Pjetrit, i cili mund të largohet pa kthim nga politika nëse provohet vërtetësia e akuzave të ngritura nga PD-ja, që janë verifikuar edhe në mënyrë të pavarur nga “Zëri i Amerikës”, të gjithë do të jenë me sy nga Meta, të cilit mund t’i kërkohet dekretimi i një date të re zgjedhjesh për Shkodrën, edhe pse kreu i shtetit nuk e njeh 30 qershorin.

Në këto rrethana, pritet me interes reagimi i Partisë Socialiste, që mund të gjendet përpara 13 tetorit si datë e vetme për zgjedhjet lokale në Shkodër dhe në 60 bashkitë e tjera të vendit.

 



1 Comment

  1. More ju a jeni mendsh po ku pjerdhi ed rama per president apo per ca po di un ai vec nje gja din me ba mir qe sdo me dit per njeri ne bot ndaj mos u lodhni me ksi lojna fjalesh nqs ma ndigjoni mendimin tem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *