• |
ide | kryesore

Dzeko refuzoi Inter, Nainggolan feston e shkakton polemika: “Jeni qesharakë”

Sport



Duhet të jetë e vërtetë, zemra nuk komandohet! Pasioni verdhekuq është shumë i fortë për Radja Nainggolan, që të mund ta mbajë nën kontroll, edhe kur rrethanat e këshillojnë ta bëjë. Mesfushori i Cagliari, por në pronësi të Inter, ka përfunduar sërisht në qendër të polemikave në rrjetet sociale se ka komentuar me një “Mirë bëre” rinovimin e Dzeko me Roma.

Një mesazh i gjykuar nga shumë si i papërshtatshëm, duke qenë se boshnjaku ishte një objektiv i zikaltërve, por që Radja (që njihet si tifoz i Romës) ka dashur ta justifikojë duke e përcaktuar vetëm si një kompliment: “Tani nuk mund ti bëjmë komplimente një ish-shoku apo miku, se masakrohesh”. Belgu madje ka replikuar në mëngjes në profilin e tij në Instagram. “Kjo më bën të qesh. Edin, mbetesh më i mirë sipas meje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *