• |
ide | kryesore

Valdrin Pjetri jep gjurmët e gishtërinjve

Lajme, Të fundit



Valdrin Pjetri depoziton gjurmët e gishtërinjve në laboratorin shkencor pranë Ministrisë së Brendshme. Kërkesa ishte bërë që në datën 9 gusht nga Drejtoria e Dekriminalizimit, e cila kërkon verifikimin dhe hetimin e të zgjedhurit vendor në 30 Qershor në Shkodër.

Pjetri kishte afat 5 ditë që nga marrja e dijenisë, për kërkesën e prokurorisë, ndërsa vetëm sot ai është paraqitur pranë laboratorit të kriminalistikës për të kryer procedurat konkrete në lidhje me të shkuarën e tij në Itali.

Drejtoria e Dekriminalizimit u vu në lëvizjë në fillim të muajit gusht pas një kërkesë-padie që Partia Demokratike depozitoi pranë organit qendror të akuzës. Bashkë me padinë, juristët e PD-së dorëzuan edhe vendime të Prokurorisë Italiane që sipas tyre vërtetojnë dënimin me 18 muaj burg për trafik narkotikësh nga ana e Valdrin Pjetrit vite më parë.

 



3 Comments

  1. Pse o, pa komente apo si te shqiptarja.com me censure.
    Sdo themi ne qe gishtat i ka MB pasiqe personi ka ID dhe Pasaporte Bio…? Te dhjefsha qeverine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *