• |
ide | kryesore

Sanchez tek Inter ka një pengesë të fundit: ja çfarë kërkon Manchester United…

Sport



Ajo që duhet të ishte një operacion blitz, po merr orë reflektimi të pamenduara, por si në kampin e Manchester United ashtu edhe tek Inter nuk ka pesimizëm: Alexis Sanchez do të jetë një lojtar i ri i Inter brenda pak ditësh. Takimi i zgjatur rreth 4 orë mes agjentit të kilenit, i ngarkuar nga zikaltrit për të zhbllokuar situatën, e Manchester United, ka prodhuar një tjetër pikë përplasje: Red Devils duan një dëmshpërblim e për këtë po punohet.

Mes lojtarit e dy shoqërive, gjithcka është në rregull: anglezët do të paguajnë gjysmën e pagesës, pjesa tjetër i takon Inter. Tani nyja lidhet me akordin mes klubeve: është aprovuar huazimi me të drejtën e blerjes të fiksuar tek 15 milionë euro, por Red Devils kërkojnë një dëmshpërblim 2-3 milionë në lidhje me vullnetin e mirë të treguar në ndarjen e pagesës së rrogës së Sanchez. Pasdite Fernando Felicevich do të mundohet ta kalojë këtë pengesë në mënyrë që zikaltrit të marrin lajmin pozitiv menjëherë, me sulmuesin që do të niset në Itali në mbrëmje, për të kryer të nesërmen vizitat mjekësore.

Ndërkohë, ka një kuriozitet, që Sanchez ka rënë dakord ta kalojë pa probleme: duke parë kërkesën e Icardi ndaj Inter për të mbajtur numrin 7, kileni nuk do ta kishte fare problem që të mbante numrin 11.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *