• |
ide | kryesore

Aktorja nga Kosova nxjerr blof Ramën: Nuk e kam thënë këtë për Teatrin Kombëtar

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka postuar qëndrimin e një tjetër aktoreje që sipas tij është për një Teatër të ri Kombëtar.

Bëhet fjalë për aktoren dhe regjisoren Ilire Vinca, anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sipas Ramës, aktorja thotë se një teatër i ri do të ishte freski për audiencës, ndërsa uron që të bëhet sa më shpejt.

“Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!” – citon Rama fjalët e artistes nga Kosova.

Por vetë Vinca në një koment në postimin e kryeministrit Rama shkruan se atë mendim nuk e kishte dhënë për Teatrin Kombëtar, duke shprehur keqardhje.

“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë që po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit” – shkruan aktorja duke e nxjerrë sërish blof Ramën. ©LAPSI.al

Capture
Postimi i Ramës
ilire
Përgjigjja e Vincës

6 Comments

    1. Esht me keq se aq. Ky esht nji analfabet i trashe qe shkon e gjen ca citime pa kontekst dhe i nxjerr pa piken e te menduarit. Ne te njejten menyre ka qeverisur edhe vendin per 6 vjet.

  1. E ke humb me kohe besimin fale percmimit qe ke per shqipetaret. Tani dhe shume te verteta me thene ky popull do ti marre si genjeshtra. Bravo areitje e madhe

  2. Shqiperia digjet ky k*** krihet per teatrin, ah te mallkoft Zoti origjinen o pjell e keqe.

    Nuk kam ndjere kurre neveri per nje njeri sa fytyren tende prej m..i.

    Shko or bo** pervish poturet se po te digjet popullsia, boll u fiksiove si i cmendur per ate teater qe do ta ndertosh me parate e pista te tuat qe ne fakt jane te mafiozeve ku dhe ti je pjese e rendesishme e atyre derrave per para e pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu