• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori shqiptar

Paparazzi, Slider



Kinematografia dhe arti shqiptar humbën ish-aktorin Shkëlqim Zani. ‘’Coli’’ i filmografisë shqiptare u nda nga jeta pas një infarkti të papritur që pësoi ditën e djeshme
Ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lushaj e dha lajmin hidhur nga profili i tij në ‘’Facebook’’, ku tregoi se para se ikte nga kjo jetë, Shkëlqim Zani po pinte kafe me të dhe disa miq.
Shkëlqim Zani hyri në historinë e filmit shqiptar me personazhin e Colit në filmin ‘’Debatik’’, i prodhuar në vitin 1961. Ai luajti rolin e një djali jetim, që ra dëshmor për bindjet komuniste gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë. Megjithëse, ai nuk e vazhdoi karrierën si aktor, Zani arriti të linte gjurmë me rolin e Colit, i cili ka mbetur i fiksuar në memorien e shumë shqiptarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *