• |
ide | kryesore

Ishte e para veza apo pula/ Ndahet nga jeta njeriu që zgjidhi enigmën

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
Jeta



The Guardian” i ka bërë homazh këtë të hënë Ivan Moscovich. Ai konsiderohej një legjendë në botën e enigmave dhe lojërave për të cilat duhet ta vrisje pak mendjen. Ai ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 96-vjeçare. Ivan kishte prindër hungarezë, por ishte lindur në Novi Sad të Jugosllavisë në 1926. Jeta e tij ka qenë e trazuar pasi u dërgua në kampin e Auschwitz nga nazistët.

The Brain Games that Saved 93-Year-Old Ivan Moscovich

Ai mundi të mbijetojë dhe pas luftës bëri karrierë në politikën jugosllave deri ministër i Titos. Megjithatë ai do të mbahet mend si një një shpikës mjaft pjellor i lojërave dhe kuize-ve. Ai është një nga autorë më të shitur të librave me enigma. “Libri i madh i lojërave të mendjes” shiti rreth gjysmë milioni kopje. Më poshtë vijnë disa prej tyre të marra nga libri i tij.

1. Ishte e para pula apo veza?

Zgjidhja: Veza.

Shpjegimi: Ju nuk e specifikuat llojin e vezës. Sigurisht që ka pasur vezë përpara se të kishte pula, vezë dinosauri, për shembull.

2. Si mund të ndërtoni një shtëpi që ka një dritare në të 4 muret, por çdo dritare të ketë pamjen nga jugu?

Zgjidhja: Ndërtojeni në Polin e Veriut

3. Njeriu i fundit

“Burri i fundit në tokë u ul vetëm në dhomën e tij. Papritmas u trokitën në derë!”

A mund të ndryshoni një fjalë në fjalinë e mësipërme për ta bërë më të plotë izolimin e burrit para trokitjes në derë?

Zgjidhja: Ndrysho fjalën “burrë” me “person”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *