• |
ide | kryesore

BE: Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
BE, bashkimi europian, Raporti



Bashkimi Evropian tha se zgjedhjet e parakohshme lokale, të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, “nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike” për këto komuna të banuara me shumicë serbe.

“Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione, dhe që Kosova të mundësojë kthimin e tyre. Puna në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”. Në zgjedhjet për kryetarët e rinj të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk morën pjesë partitë serbe.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – përveç se nuk mori pjesë në zgjedhje, bëri thirrje edhe për bojkotimin e tyre. Dalja në zgjedhje ishte pak më shumë se 3 për qind, dhe dy komuna u fituan nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjen e dy të tjerave i morën kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. BE tha se zgjedhjet lokale – që u mbajtën për shkak të dorëheqjeve të kryetarëve nga Lista Serbe nëntorin e kaluar – u zhvilluan “në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe që të gjitha përpjekjet u bënë që ato të zhvilloheshin në një mënyrë të rregullt”.

Por, blloku evropian tha se ky proces nuk mund të konsiderohet si “proces i mirëqenë” për shkak të daljes së ulët në zgjedhje. Popullata serbe gjerësisht bojkotoi zgjedhjet për katër kryetarët e rinj dhe për zgjedhjen e përbërjeve të reja të asambleve komunale në Zveçan dhe Leposaviç.

“Është imperative dhe ne bëjmë thirrje urgjentisht që të rivendoset situara ku serbët e Kosovës marrin pjesë në mënyrë aktive në qeverisjen lokale, në polici dhe gjyqësor në veri të Kosovë. Për këtë nevojë urgjente për një dialog serioz midis Qeverisë së Kosovës dhe serbëve të Kosovës. Deri më tani është bërë pak përparim në këtë drejtim. Prandaj, duhet që palët të luajnë rolin e tyre dhe të përmbushin obligimet e tyre”, u tha në reagimin e BE-së.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur zyrtarët serbë të kësaj zone kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet, për shkak të një plani të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat jolegale serbe me ato të Kosovës.



4 Comments

    1. Cila eshte zgjidhja sipas NONES se KORRUPSIONIT & LGBT/BE?! SLLOBODAN VUCICI, copetimi i KOSOVES, cila eshte zgjidhja?! KAQ!

    2. Per cdo gje qe ka ndollur apo do ndollin ne lidhje me shqiptaret. Pergjegjese Jan ato qe historikisht apo tani Jan angazhuar ne keto zhvillimet shkaku interesant. Por dijeni qe ka nje shekull qe shqiptaret persekuton pa te drejt tani stop ose shqiptareve jepni te drejten hakun ase do merrni cmimi e histories lojrat mbarun. Nese nuk nuk veproni drejt padrejtesija eshte krijuar te jet Shah mat kunder lojtareve te vet. Dhe nese sju bindeni fjale e do tu bindin faktet ZOTI asht I drejt dhe ndalon padrejtesi kush thellohet ne te I ka vendosur ndeshkim shenjat per ndeshkim hyjnor sot vrehen nga cdo an. Sygjeroj llogaritni veprat tuaja perpara se tjua llogari sin I malli ZOT largohuni nga padrejtesija ktheju I hakun popujve dhe lini te qet

  1. Edhe deklarata e BE se zgjedhjet në veri të Kosovës “nuk janë zgjidhje afatgjatë ” është sa për të larë gojën.
    Ishin SHBA e BE që thanë se këto zgjedhje nuk duheshin bojkotuar dhe se do ta njihnin rezultatin, pavarësisht pjesëmarrjes.

    Pas ketij qëndrimi zyrtar, deklaratat pas zgjedhjeve janë fjalë boshe në rastin me të mirë, ose një shkelje syri për serbët, se duhet gëlltitur kjo supë që është jo afatgjatë.

    Zgjedhjet në veri ishin për faj të tërheqjes me urdhër të Beogradit nga drejtuesit komunalë e administrativë serbë, pra përsëritje e pjeseshme dhe jo në rang vendi.

    Si të tilla, ato nuk mund të jenë zgjidhje afatgjatë, por një hap i nevojshëm drejt normalizimit të marredhenieve mes Shtetit të Kosovës me pakicën serbe në këto komuna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *