• |
ide | kryesore

Shuhet legjenda e rock’n’roll/ 7 martesa dhe shumë skandale

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
rock'n'roll



Jerry Lee Lewis ishte njeriu i egër dhe origjinal i rock’n’roll. Në skenë ai performoi gjithmonë me furi. Një energji e egër, e papërpunuar që digjej brenda tij. Ai godiste tastierën si një njeri i pushtuar nga djalli.

Jeta e tij ishte si një koktej toksik skandalesh, varësie dhe dhune. 2 nga 7 gratë e tij vdiqën në rrethana të dyshimta. Një tjetër ishte më shumë se një fëmijë.

Ky ishte njeriu që një herë udhëtoi për në Graceland, i dëndur me alkool dhe pilula dhe me një armë në dorë bërtiste: “Dil jashtë Elvis Presley! Së shpejti do të zbulojmë se kush është Mbreti”.

Lewis u turpërua shumë herë. Por këngët e tij të hershme: “A Whole Lotta Shakin’ Goin’ On” dhe “Great Balls Of Fire” u bënë vërtet pjesë e kolonës zanore të shekullit të 20-të. Ndaj ai kurrë nuk u zbeh plotësisht nga skena.

Jerry Lee Lewis

60 vjet pas regjistrimit të tyre, ai ende luante në salla të mbushura plot. Në njëfarë mënyre, pavarësisht pijeve dhe drogës, Lewis jetoi më shumë se shumë kolegë pionierë të rock’n’roll.

“Vrasës?”

Jerry Lee Lewis lindi në Luizianën Lindore më 29 shtator 1935. Babai i tij, Elmo, ishte një fermer i varfër. Nëna e tij, Mamie, një dashamirëse e muzikës. Familja u shkatërrua kur vëllai i madh i Jerry humbi jetën pasi u godit nga një makinë.

Kur Lewis mbushi 7 vjeç, babai i tij e hipotekoi shtëpinë për 250 dollarë për t’i blerë një piano. Doli një investim i shkëlqyer. Elmo e njohu potencialin e djalit të tij.

Ai bleu një kamionçinë. Mbi të vuri pianon dhe të dy u nisën në jug. “Vritini ata të vdekur”, – thuhet se u shpreh nëna e tij. Ndaj dhe pseudonimi i përjetshëm i tij “Vrasës” ngeci.

Jerry Lee Lewis

Të paktën kjo është një histori. Një tjetër version, më i errët e përfshin “Killerin” duke mbytur një mësues të shkollës së mesme. Shpesh është e vështirë të ndash faktet e Lewis nga legjenda e Lewis.
Rrugës, ai hynte fshehurazi në klubet bluz për të dëgjuar muzikë. Fëmija i vetëm i bardhë në ndërtesë, ai detyrohej të fshihej nën tavolina.

Kolegji biblik

Në moshën 16-vjeçare, u martua me vajzën e një predikuesi. Rock’n’roll ishte shpallur muzika e Djallit ndaj ai shkoi në kolegjin biblik të Teksas. Kjo i pëlqeu nënës së tij, e cila e imagjinonte duke kënduar himne. Por nuk zgjati shumë.

Në një asamble shkolle, ai improvizoi një interpretim boogie-ëoogie të “My God Is Real” dhe u përjashtua menjëherë. Karriera e tij si predikues përfundoi përpara se të fillonte. “Kishte shumë gra të bukura atje,” tha ai më vonë.

Më pas shkoi në Memphis në kërkim të yjeve. Në vitin 1956 nxori këngën e tij të parë, “Crazy Arms” që shiti 300 mijë kopje kryesisht në Jug.

Ai filloi të regjistronte në mënyrë të frytshme dhe duke bërë turne me Johnny Cash dhe Carl Perkins. Një herë shkoi edhe Elvis Presley. Dikush i regjistroi dhe grupi u bë i njohur si “Kuarteti Milion Dollar”.

Jerry Lee Lewis, Carl Perkins, Elvis Presley and Johnny Cash

“A Whole Lotta Shakin’ Goin’ On”

Hiti i tij i parë i madh solo erdhi në vitin 1957. “A Whole Lotta Shakin’ Goin’ On” në fillim mori pak transmetim dhe në disa raste u ndalua pasi u konsiderua e turpshme.


“Edhe unë isha i shqetësuar nëse do të shkoja në parajsë apo ferr,” tha ai më vonë. Kënga nisi të shitej me miliona. Lewis vazhdoi me “Great Balls of Fire” dhe “Breathless”. Të dyja u bënë hitet e Top 10.

Suksesi i tij ushqeu një ego të madhe. Lewis këmbëngulte që ai duhet të ishte i fundit në skenë në çdo shfaqje. Kur Chuck Berryt iu rezervua të mbyllte një shfaqje, Lewis i vuri zjarrin pianos kur mbaroi.

Nusja fëmijë

Martesa e parë e Lewis zgjati 20 muaj. E dyta ishte bigame dhe përfundoi me hedhjen e një çekiçi në xhamin e përparmë të makinës së tij. Gruaja e tretë, Myra Gale Brown doli se ajo ishte një kushërirë e parë dhe çuditërisht vetëm 13 vjeç. Jerry këmbënguli se ajo ishte më shumë se 15 vjeç, por gazetat zbuluan shpejt të vërtetën.

Jerry Lee Lewis and Myra Lewis

U bë zhurmë e madhe. Lewis u nxorr jashtë skenave dhe turneu i tij në Britani u anulua pas 3 shfaqjeve. Edhe në vendin e tij u fut në “listën e zezë”. Brenda natës, Jerry Lee Lewis kaloi nga fitimi i 10 mijë dollarëve për një koncert, në sigurimin e jetesës duke kënduar në bare dhe klube të vogla. Nxori disa këngë të reja, por shitjet ishin modeste. Sukses bëri vetëm një album në vitin 1964.

Jerry Lee Lewis and Myra Lewis

Më pas ai regjistroi “Another Place, Another Time”. Për habinë e të gjithëve, ajo arriti në krye të top listave të vendit. Më shumë hite pasuan. Karriera e tij ishte kthyer në rrugën e duhur. Deri në vitin 1970, Jerry Lee Lewis ishte bërë sërish një yll, por tragjeditë dhe polemikat e jetës së tij private vijuan. Në fillim të viteve ’60, djali i tij, Steve u mbyt në një pishinë.

Më pas humbi edhe një djalë tjetër në një aksident me makinë. Në vitin 1976, Lewis qëlloi basistin e tij, Butch Oëens, kur një pistoletë i doli “rastësisht” në dorë. Ai u arrestua jashtë rezidencës së Elvis Presley-t ndërsa ishte i dehur dhe duke mbajtur një armë në dorë.

Jerry Lee Lewis

Rrethanat e dyshimta

Martesa e tij me Myra zgjati më shumë se një dekadë. Por martesa e katërt dhe e pestë e Lewis rezultuan po aq të diskutueshme. Në vitin 1982, Jaren Pate u mbyt vetëm disa javë përpara se marrëveshja e divorcit të mund të finalizohej. Një vit më vonë, pas vetëm 77 ditësh martesë, Shawn Stephens mori mbidozë në shtëpi dhe vdiq.

Revista “Rolling Stone” botoi një artikull të fortë duke e akuzuar pak a shumë Lewis për vrasjen e saj. Ajo ishte e mavijosur dhe e gjakosur me metadonin e tij brenda saj.

Lewis pranoi se ishte i varur nga droga. Ai u shtrua në spital për varësinë nga ilaçet kundër dhimbjeve. Në vitin 1984, një e treta e stomakut iu hoq për shkak të ulçerës. Martesa e tij e gjashtë – me Kerrie McCarver – zgjati dy dekada dhe përfundoi në 2005. Ai e provoi edhe një herë të shtatë dhe të fundit me Judith Brown.

Në vitin 2006, Lewis publikoi albumin “Last Man Standing”. Elvis, Carl Perkins, Johnny Cash – anëtarët e tjerë të kuartetit të famshëm Milion Dollar – tani të gjithë ishin zhdukur. I mbijetuari i vetëm vazhdoi të bënte turne deri në të 80-at e tij. ©LAPSI.al

Jerry Lee Lewis



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *