• |
ide | kryesore

VOA: Fëmijët e talentuar shqiptar në ndjekje të pasionit për muzikën

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri jo të gjitha qytetet kanë shkolla muzike dhe fëmijët e talentuar ndjekin klasa të veçanta ku që në moshë të vogël ushtrohen për të ndjekur rrugën e artit, në muzikë, artet figurative, apo balet. Melisa Figuri, nga qyteti i Lezhës, është një prej tyre. Ajo e ka nisur rrugën e artit që në moshën 5 vjeçare duke zgjedhur violinën dhe me pasionin për muzikën klasike. Specialistët thonë se ekspozimi ndaj muzikës që në moshat e hershme, zhvillon tek fëmijët aftësi përtej asaj artistike.

Është Melisa Figuri, nxënëse e klasave të muzikës në shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës. Rruga e saj drejt muzikës ka nisur që heret, në moshën 5 vjeçare. Për gati 8 vite violina është pjesë e pandarë e ditëve të saj dhe tani, kur është në klasën e 6-të, Melisa thotë se adhuron muzikën klasike.

“Ishte pak e vështirë, sepse muzikën klasike nuk ishte se e kisha dëgjuar shumë. Por tashti që e kam kuptuar, muzika është një mjet me të cilin ne mund të shprehim ndjenjat tona. Dhe, mua më pëlqen shumë kur marr violinën në dorë dhe vazhdoj e shpreh ndjenjat e mia sikur ta kem një mik të ngushtë”.

Koncertet tashmë janë pjesë e jetës artistike të Melisës. Koncerti i saj i fundit me muzikë klasike u mbajt pak ditë më parë si pjesë e kalendarit të aktiviteteve kulturore të Lezhës për sezonin veror. Në këtë koncert Melisa ishte me bashkëmoshatarët e saj, Sonila Bushin në piano dhe Fabio Markolaj edhe ai në violinë.

“Kam bërë shumë koncerte me kompozitorë të ndryshëm. Mua më kanë pëlqyer të gjithë. Nuk mund të veçoj ndonjë, sepse të gjithë janë shumë të bukur, si Moxarti, Shostakovich, Vivaldi, etj. Janë shumë kompozitorë të mirë dhe mua më pëlqejnë shumë pjesët e tyre”.

Mësuesja e Melisës, Alesia Sadiku, thotë se autorët klasikë janë të vështirë në interpretim, por Melisa është bashkëpunuese dhe me dëshirën për të zgjeruar repertorin e saj në violinë.

Shqipëria dallohet për numrin e madh të talenteve në fushën e artit si në muzikë, artet figurative apo balet. Mjaft prej tyre vazhdojnë të spikasin në skenat botërore. Vitet e fundit, në shumë qytete funksionojnë shkollat apo klasat e artit, si në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Fier, Gjirokastër etj. Në këto shkolla përgatiten qindra të rinj për të vazhduar rrugën e artit. Mësuesja e muzikës, Alesia Sadiku, thotë se ka një interesim të gjërë të prindërve për t’i dërguar fëmijët në shkollat e artit.

“Muzika është një rrugë e gjatë, e cila ka vështirësitë e veta si në çdo fushë, por normalisht kjo e ndihmon për të përballuar emocionet. Dhe, ku më mire se në skenë mund t’i përballojnë emocionet? Dhe kjo patjetër i ndihmon edhe për arritjet e tyre personale”.

Si të gjithë moshatarët edhe Melisa e ka një ëndërr, ëndërr që ndoshta bëhet ose jo realitet, por gjithsesi do ta çojë Melisën përpara në jetë.

“Do të doja të prekja shumë skena të mëdha botërore dhe të njihesha si një violiniste, e cila filloi qetë dhe vazhdoi fuqishëm”./VOA



3 Comments

  1. Martin Nikolli ka filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë.

  2. PO! Po kur jane ne vendin e tyre. Kur prinderve u merr koka ere dhe ja mbathin ne amerike e sidomos kanada, femijeve ju mesohet sesi te ndryshojne skesin dhe se familja ska pike vlere. KAQ.

  3. Po na rreshket shurra nga muzika klasike, si ne Vjene. Jete mondane, dmth hartman.
    Noizin kur do te beni artist te popullit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *