• |
ide | kryesore

Merkel ultimatum Vuçiçit: Jo korrigjim kufijsh, do keni pasoja të rënda

Lajme, Planet



Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

“Espreso.rs” shkruan se pas këtij qëndrimi, edhe Aleksander Vuçiç tashmë ka pranuar mbetjen në tentativë të idesë për korrigjimin e kufijve.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktualë, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por, idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Nga ana tjetër, Merkel e ka përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione që gjejnë mbështetje nga Gjermania.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *