Aktori hollivudian neozelandez, Russell Crowe ka bërë ta pamundurën për të parë në radhë të parë miqësoren e basketbollit mes Australisë dhe SHBA-së në Melbourne. Kishte kërkuar natyrisht, ashtu si e lejon statusi që ka, një biletë në radhë të parë, duke paguar 1500 dollarë (rreth 1350 euro), por përfundoi duke e parë sfidën e basketbollit ì ulur vërtetë në radhë të parë, por menjëherë pas pankinës amerikane me pamje aspak të mirë për ndeshjen.
$1500 a ticket for this view. AUS v USA .
Jokes on me.
If you weren’t among 50,000 there and you chose to watch it on tv at home, good decision . pic.twitter.com/VlNuXWp6iI
— Russell Crowe (@russellcrowe) August 22, 2019
Aktori neozelandez, protagonisti i filmave të mëdhenjë si “A Beautiful Mind”, “Gladiator” e “LA Confidential” apo boksieri i “Cinderella Man” është tërbuar nga ky fakt dhe ka postuar në Tëitter një video që tregonte cfarë mund (të mos) shihte nga vendi i tij, e duke apeluar se “kush vendosi të mos ishte pjesë e 50.000 personave që asistuan në ndeshje, ka bërë zgjedhjen e duhur”. Sa për kronikën, Team Usa e mposhti Australinë 102-86.