• |
ide | kryesore

Zjarr në fabrikën e çelikut ne Elbasan

Arkiva, Lajme
zjarrfikese.jpg



Një zjarr ka shpërthyer në Uzinën e Prodhimit të Çeliqeve në Elbasan. Flakët kanë përfshirë skrapin jashtë furrës së shkrirjes së çelikut. Fatmirësisht nuk ka pasur punëtorë të lënduar.

Janë njoftuar zjarrfikëset Elbasan të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Për fikjen e këtij zjarri janë angazhuar 2 zjarrfikëse dhe 6 efektivë. Gjithashtu janë angazhuar edhe punëtorë të kompanisë turke Kurum që administron Uzinën e Prodhimit të Çeliqeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *