• |
ide | kryesore

Telefonata që mund të ndryshojë fatet e Icardit e Dybala

Sport



Inter e Juve përgatiten për javën e fundit të merkatos, duke lënë mënjanë mëritë. Sipas La Gazzetta dello Sport, një telefonatë mes Marotta e Paratici ka shkrirë raportet mes dy drejtuesve, duke hapur skenarë të rinj në aksin Milano-Torino. Një bisedë miqësore, për të fshirë inatet e vjetra e për të marrë informacion për situatën e Icardi e Dybala. Për momentin nuk ka asnjë tratativë të hapur, por dialogu ka nisur dhe nuk mund të përjashtohen befasitë.

Inter preferon të ketë Dybala dhe e njëjta gjë vlen për Juventus me Maurito. Zikaltrit kërkojnë shkëmbimin, por bardhezinjtë, të impenjuar pr momentin në shumë fronte, kanë ide të tjera. Duke parë situatën, në Continassa për Icardi për momentin janë të gatshëm të ofrojnë maksimumi 35 milionë cash plus Mandzukic.

Megjithatë nuk përjashtohen ndryshime strategjie: askush nuk dëshiron të mbyllë një derë që u hap me shumë vështirësi. Inter e Juve kanë rinisur të flasin e në javën e fundit të merkatos mund të konkretizohen edhe lëvizje të tjetër, që mund të ndryshojnë kartat në tavolinë, duke përcaktuar të ardhmen e Icardi e Dybala.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *