• |
ide | kryesore

Serbia vazhdon me fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Lajme



Vazhdon ofensiva serbe kundër pranimit të Kosovës në Interpol. Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë pretendohet se Stefanoviq ka deklaruar se pranimi eventual i Kosovës në Interpol, do të krijonte mundësinë që informacionet konfidenciale “të binin në duart e kriminelëve dhe terroristëve”.

Komunikata po ashtu sqaron se Stefanoviq i ka bërë këto komente në takim me ambasadorin e Venezuelës në Beograd, Dimas Jesus Alvarenga Guerra.

Ambasadori Guerra theksoi se Venezuela respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk ka arritur të anëtarësohet në Interpol, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate.

Tentativat e Kosovës për anëtarësim në Interpol kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga institucionet e Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *