Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas operacionit të finalizuar në Bolonja të Italisë, si rezultat i të cilit u sekuestruan 200 kilogramë lëndë narkotike të llojit “canabbis sativa” dhe u arrestua një 29-vjeçar shqiptar.
Në një postim të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha shkruan se droga ishte dërguar nga Shqipëria dhe se ishte “dhurata e fundit e treshes Edvin Mafia, gjeneral Hashashi, Ardi Eskobari për Komunën e Bolonjes!”. Bashkëngjitur postimit, ish-kryeministri ka ndarë me ndjekësit edhe një video nga operacioni i Policisë italiane.
I ndaluari në këtë operacion është shtetasi me inicialet N.R. Sasia e konsiderueshme e drogës pas kontrollit të ushtruar në automjetin e 29-vjeçarit, nëse do të arrinte të shitej në treg, përllogaritet të kapte vlerën e 1 milionë eurove.
Postimi i plotë i Berishës:
200 kg hashash cilesia extra, dhurata e fundit e treshes Edvin Mafia, gjeneral Hashashi, Ardi Eskobari per Komunen e Bolonjes!
Miq, sot Guardia di Financia ka sekuestruar 200 kg hashash te cilesise me te larte i derguar nga Shqiperia. Kjo eshte dhurata e fundit e narkotrojkes Edvin Droga, gjeneral Hadhashi dhe Ardi Eskobari. Ndiqni videon e meposhtme. sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2230595737070068/?v=2230595737070068
Ti e lejoje kultivimin e ashashit per arsye politike, se keshtu ke deklaruar me gojen tende, dhe tani bene si gore.
ah plak kurve, plak kurve… Tani po na del me krahun e kanabistave…
Po ju thua se ja ‘ Rama ju spiunoi’… ‘ Rama ju beri dhurate per policine e Bolonjes’….
Yyyy njeri i ndyre.
PLAKU I HEKURT
I PAMPOSHTUR NGA QELBESIRAT E RIDHJERJES