• |
ide | kryesore

Salvini mbetet në opozitë, njofton protestë të madhe antiqeveritare

Lajme, Të fundit



Lideri i Legës në Itali, Matteo Salvini pasi mbeti në opozitë ka paralajmëruar një protestë në 19 tetor.

“Më 19 tetor në Romë, një ditë e madhe e krenarisë italiane”, tha ai gjatë një komunikimi live në Facebook.

“Do të jetë dita e krenarisë së shumicës së zellshme, e cila nuk do të bëjë rrëmujë, por kush dëshiron një qeveri që nuk lind natën në Paris ose Bruksel dhe që shpërblehet për këtë,” tha ai.

Matteo Salvini, nuk do ta çojë delegacionin në konsultimet me kryeministrin Giuseppe Conte. Në 10.30 do të jenë vetëm dy drejtuesit e Dhomës dhe Senatit, Riccardo Molinari dhe Massimiliano Romeo.

Presidenti italian Sergio Mattarella ngarkoi Giuseppe Conten me detyrën e Kryeministrit për krijimin e qeverisë së re të koalicionit 5 Yje-PD



1 Comment

  1. Pritej. Qe ne kohen qe ishte formuar qeveria, Salvini ka bere vetem fushate elktorale. Nje minister qe eshte pjase e qeverise dhe ka nje rol kyc ne te, le ne zyre zevendesin e tij e viziton 2-3 qytete ne dite per fushate elktorale, kjo mbante ere me kohe. Mbylli disa qendra te perkohshme per refugjatet. Po ku shkojne keta njerez vecse ne rruge, gje qe rrit perceptimin e qytatareve ndaj rrezikut nga klandestinet( fushate elektorale edhe kjo). Ishte I perkedheluri i qeverise, bente cte donte por prape I pakenaqur, mesa duket kushte nje plan preciz me kohe. Mendoi te perdorte si trampoline pese yjet pa eksperience e te dale I veten e te marre te gjitha. Dhe fundi u pa. Tani do perballet me te tijet brenda llojit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *