• |
ide | kryesore

Rama zhvillon sot takim me deputetët e ministrat në Kryesinë e Kuvendit

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit mbledhje me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Takimi do të nisë në orën 10:00, ndërsa do të jetë e hapur edhe për mediat. Ditën e djeshme, Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të prezantojë një nismë të re për Shqipërinë 2030.

“Partia Socialiste, qeverisja, ligji, korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për Shqipërinë 2030. Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar.”, shkroi Rama.

Sipas raportimeve deputetëve u është kërkuar që të mos ketë mungesa, ndërsa 30 minuta para takimit me ta, kryeministri ka planifikuar edhe një mbledhje me kryetarët e komisioneve që drejtohen nga përfaqësues të partisë socialiste.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *