• |
ide | kryesore

Dëmtohet rëndë Chiellini, Juventus në telashe

Sport



Dëmtim i rëndë për Giorgio Chiellini. Lajmin e ka bërë të ditur Juventus nëpërmjet komunikatës vijuese: “Gjatë stërvitjes së sotme Giorgio Chiellini ka pësuar ndrydhje të gjurit të djathtë. Ekzaminimet diagnostike të kryera në klinikën JMedical kanë dalluar dëmtimin e ligamentit kruciat të pasmë. Do të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale në ditët e ardshme”. Me shumë mundësi ndalesa e lojtarit do të jetë 6-7 muaj.

Chiellini kishte nisur shumë mirë kampionatin duke shënuar golin e ndeshjes në Tardini kundër Parma dhe duke u konfirmuar lider, jo vetëm për shiritin e kapitenit në krahë. Juve humbet kështu një lojtar tejet të rëndësishëm dhe tani Sarri do të jetë “i detyruar” të përshpejtojë kohët për futjen e Matthijs de Ligt. Në aspektin merkato, me siguri Demiral dh Rugani nuk do të jenë më objekt negociatash: të dy do të mbeten alternativat e para për titullarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *