• |
ide | kryesore

Sa kushton zyra e Ramës? Basha nxjerr shifrat (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, kundrejt të cilit drejton gishtin e përgjegjësisë për “grabitjen e Shipërisë me një grusht klientësh”.

Në një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Basha shkruan se përgjatë qeverisjes 6-vjeçare të Ramës,”miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme”.

Në 6 vite, qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar 32.5 milionë euro për bileta avioni. Rama është një hajdut, që jeton mes luksit me para publike. Zyra e tij kushton 5.5 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në video-mesazhin e publikuar bashkëngjitur postimit nga kryedemokrati.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur. Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme. Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Edi Rama është artist i mashtrimit.

Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psiqik dhe bandën e tij grabitqare. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/414935135895756/?v=414935135895756



8 Comments

  1. …. Po shyqyr qe u kujtove mor lulzim….. E mban mend se ca benin keto per Mercedesin tend, kur ishe minister i brendshem… Me duket se ishte ai qe i patet sekuestruar Tan Lepurit..!! U terbu atehere Brace Bibilushi, hapte gazeten Zeri i Popullit me germa te medha!!

  2. Sa here qe dalin artikuj ti tille, rama ben feste. Vazhdoni merruni senkujtoni se po e rruan karin rama. Te vetmit qe perfitojne ketu jane evropianet dhe rama. Neve do na shitet sapuni per djathe me quotes per tolerance dhe se si neve duhet te vazhdojme perpara. Praktikishte vjedhin meriten. Hajdutat e shekullit te 21

  3. Cudi se ka per gje genjeshtren ky idiot. 5,5 milion euro nje zyre! Kete mund t,a besoje vetem ari me Stalinin.

  4. “Artist i mashtrimit” nuk e di llulli se mashtrimi dhe rrena jane dy gjera te ndryshme? ? He..he ç’lufte me mullijte e eres ben ky donkishoti i opozuskes: E quan artist…i…mashtrimit,,,, nderkohe qe nuk e din ose nuk do ta thote, se ç’eshte… sepse…. jane miq, e bashke hajdute!!! Qe ta dije llulli dhe ata qe nk e dijne; rrena eshte arme e plehrave pa karakter, e te pabeseve dhe dhe e atyre te zhveshur nga çdo moral njerzor, dmth IMORALE! Ta quash nje LLUM te tille MASHTRUES, i ben nje nder te cilin ai nuk e meriton! Nje mashtrues eshte njemije here me i ndershem se nje rrenacak i pacipe, sepse mashtruesi ve ne pune te gjithe inteligjencen dhe aftesine e tije mendore per te profituar ate qe do!, Me nje fjale e ben tjetrin qe ti besoje dhe ti marre atij ate qe do! Ketu kemi te bejme me aftesi te personit qe mashtron edhe pse e denueshme moralisht… Ndersa rrena eshte shume here me e rende se mashtrimi, e aq me teper, kur te gjithe e dijne qe rren si derr, e askush nuk e pengo, e as e vdekura e pa kallur opoziçke e llull!it e te tjereve qe bejne sikur po bejne lufte kunder qeverisjes kriminale, me protesta pas gjumit te vapes!!( protesta te pegjumura)

  5. “Artist i mashtrimit” nuk e di llulli se mashtrimi dhe rrena jane dy gjera te ndryshme? ? He..he ç’lufte me mullijte e eres ben ky donkishoti i opozuskes: E quan artist…i…mashtrimit,,,, nderkohe qe nuk e din ose nuk do ta thote, se ç’eshte… sepse…. jane miq, e bashke hajdute!!! Qe ta dije llulli dhe ata qe nk e dijne; rrena eshte arme e plehrave pa karakter, e te pabeseve dhe dhe e atyre te zhveshur nga çdo moral njerzor, dmth IMORALE! Ta quash nje LLUM te tille MASHTRUES, i ben nje nder te cilin ai nuk e meriton! Nje mashtrues eshte njemije here me i ndershem se nje rrenacak i pacipe, sepse mashtruesi ve ne pune te gjithe inteligjencen dhe aftesine e tije mendore per te profituar ate qe do!, Me nje fjale e ben tjetrin qe ti besoje dhe ti marre atij ate qe do! Ketu kemi te bejme me aftesi te personit qe mashtron edhe pse e denueshme moralisht… Ndersa rrena eshte shume here me e rende se mashtrimi, e aq me teper, kur te gjithe e dijne qe rren si derr, e askush nuk e pengon, e, as e vdekura e pa kallur opoziçke e llull!it e te tjereve qe bejne sikur po bejne lufte kunder qeverisjes kriminale, me protesta te pa dhuneshme pas gjumit te vapes!!……………..( protesta te pegjumura)

  6. Ti ndajme gjanat! Ky jo vetem u sherben oligarkeve por eshte pjese e marrveshjesh trepaleshe te mafias boterore ,spiunazhit, neokomunizmit e neofashizmit!
    Ky eshte perbindeshi me fytyre njeriu i historise tone!
    Ta nxjerrim jashte kete jashteqitje te felliqur!
    Un jam grua dhe njoh permasen e ketij perbindeshi!
    Te hapet mendja juaj njerez e te reagojme per vdekje a liri!

  7. Ky hajduti para 3 vjetesh tha se aeroporti I Kuksit nuk vihet ne pune sepse don 2 mil.euro investim. Per zyren e tij…… Biletat e fluturimit me te shtrenjtat ne Europe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *