• |
ide | kryesore

Angli, Salah ofendohet në Twitter: tifozi përfundon në burg

Sport



Kundër racizmit, që tashmë duket se po pushton tifozeritë e ishullit, në Angli kanë vendosur të përdorin grushtin e hekurt. Episodet e fundit, me protagonistë Pogba, Abraham e shumë futbollistë të tjerë, të fyer vazhdimisht në rrjetet sociale, e kanë bërë të detyrueshëm dënimin e sjelljeve të tilla. E që tani e tutje, ka edhe një vendim që shpjegon se shprehja e urrejtjes online është e dënueshme si ajo e bërë përmes debateve të shkruara. Sipas asaj që bën të ditur Evening Standard, një person është dënuar gjashtë javë burg për shkak se ka fyer vazhdimisht Momo Salah në Twitter.

Kjo histori e cuditshme ka nisur disa javë më parë, kur shtypi anglez ka dhënë lajmin për arrestimin e Gary Hyland, 32 vjecari nga Merseyside. Në 6 gusht në një chat tifozësh të Liverpool, ai kishte tallur egjiptianin për zakonin për tu lutur në fund të pjesës së parë, për të postuar më pas një fotomontazh në të cilën e gjithë skuadra e Klopp bën të njëjtën gjë. E pas protestave të disa tifozëve, Hyland ishte përgjigjur me një tjetër fotomontazh: atë të Salah me një veshje me eksploziv, duke shtuar fyerje të tjera për lojtarin dhe komunitetin musliman. Dikush është mërzitur nga kjo gjë dhe e ka dërguar postimin në policinë vendase, që dy ditë më pas ka arrestuar personin, që tani ka marrë edhe dënimin.

Hyland është deklaruar fajtor dhe ka pranuar verdiktin, gjashtë javë burg me pezullimin e dënimit për 12 muaj. Periudha e duhur për të vlerësuar sjelljen e tij, për të ndryshuar kurs, në mënyrë që të shmangë kalimin pas hekurave të një muaj e gjysëm. “Mohamed Salah nuk meriton të jetë viktimë e abuzimeve të tilla”, u shpreh Angela Conlan, e policisë së Merseyside. “Ashtu si nuk e meriton askush në një shoqëri civile. Postimet janë bërë natën dhe Hyland e transformoi një diskutim futbolli në një shfryrje raciste”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *