• |
ide | kryesore

Lamtumira epike e ambasadorit britanik: Do më mungojnë sarmat e vjehrrës

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell sot do ta ketë ditën e fundit si ambasador në Kosovë.

O’Connell përmes Facebookut ka shkruar se ka qenë nderi më i madh i tij në karrierë të shërbejë në Kosovë.

“Në karrierën time, nderi më i madh ka qenë të shërbej këtu si Ambasador Britanik, dhe të promovoj marrëdhëniet mes dy kombeve tona të mëdha. Të jem i sinqertë, të jesh Ambasador Britanik në Kosovë me gjasë dallon nga të qenit Ambasador Britanik kudo tjetër, për shkak të marrëdhënies unike mes vendeve tona. Çdo ditë, e ndiej dashurinë që populli i Kosovës e kanë për Britaninë”, ka shkruar ambasadori.

Ruairi O’Connell ka thënë se do t’i mungojnë shumë gjëra nga Kosova, e njëra nga to është edhe ushqimi që i’a përgatiste vjehrra e tij, sarmat.

“Familjes time dhe mua, do të na mungojnë shumë gjëra nga Kosova. Do të më mungojnë shëtitjet nëpër Prishtinë. Do të na mungojnë malet e bukura të Kosovës, megjithëse ishte Elida, jo unë, që vrapoj përmes tyre. Do të më mungojnë ndeshjet e futbollit tek Fadil Vokrri, ndeshjet e ragbisë në Sllatinë dhe Vitomiricë, Dokufesti në Prizren, Sunny Hill Festivali, Baleti Kombëtar i Kosovës, auditoriumi në Bibliotekën Kombëtare, qetësia e Manastirit të Deçanit. Do të më mungojnë sarmat e vjehrrës sime, drekat nga Tartine, lojërat e ragbit që i shohim në Beergarden dhe Tapas, picat e Ponte Vecchio-s, tavë Elbasani nga Tiffany, sanduiçet e pulës nga A&A, dhe gjithçka nga Renaissance”, ka shkruar O’Connell.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *