• |
ide | kryesore

Denoncimi/ “Aksident me të plagosur në Tiranë, policët të dehur mbërrijnë 30 min me vonesë”

Lajme, Të fundit



Në vazhdën e denoncimeve gati të përditshme, ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një mesazh të radhës nga “qytetari digjital”.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha ka ndarë me ndjekësit foton e shkrepur pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në afërsi të Sheshit Shqiponja në kryeqytet, bashkëngjitur mesazhit të “qytetarit digjital”, sipas të cilit Policia ka mbërritur në vendngjarje me vonesë dhe në gjendje të dehur.

Sikurse mund të shquhet nga fotoja, në aksident janë përfshirë një automjet, që ka përfunduar i kthyer përmbys pas përplasjes me një furgon.

POSTIMI I BERISHËS

Aksident i rende ne afersi te Sheshit Shqiponja ne Tirane!

Ka te plagosur!

Narkopolicet shkojne me vonese dhe te dehur!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema doktor ,nje aksident ka ndodhur ne afersi te sheshi shqiponjes policia ka ardhur me vones mbi 30 min po ashtu dhe ambulanca duke ditur qe eshte shume prane spital ushtarak,policet ishin ne gjendje te dehuri ne momentin e ardhjes ne aksident,dyshohet per plagosur rend

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *