• |
ide | kryesore

Salianji: “Qarkoren e PD” kundër mediave mund ta ketë shkruar edhe PS

Lajme, Të fundit

Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike për atë që u quajt si qarkore e brendshme e PD-së ku jepeshin udhëzime për anëtarët e kryesisë këshillit kombëtar dhe ish-deputetët për mediat që duhet të shmangeshin pasi ishin të blera nga qeveria. I ftuar në emisionin Top Show në TCH, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se atë dokument mund ta ketë shkruar kushdo edhe pse aty thuhen disa të vërteta.

“Kjo e ashtuquajtura qarkore mund të mos jetë fare një dokument i dalë nga PD. Unë për vete nuk e kam marrë. Ajo mund të jetë bërë nga PS dhe aty janë futur edhe disa të vërteta dhe ndaj ka ngjitur ajo në publik. Ajo nuk ka asnjë vulë apo firmë të PD-së dhe unë nuk e di kush e ka hartuar. Unë e dënoj çdo sulm ndaj medieve si dhe neveris çdo gazetar që paguhet nga qeveria për të bërë propagandën e saj” – tha Salianji që u përball edhe me gazetarin Alfred Lela i cili ka pasur një reagim të fortë pas daljes së këtij dokumenti. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. Qarkorja ishte prodhim PS nuk ka asnje dyshim. Cuditem qe i hani keto gjera kur ajo qarkore doli ( rrodhi, medemek) bash ne momentin e bujes se madhe te jashtezakonshme per mbylljen e prog te krastes. Duhej balancuar me dicka sepse doli jashte cdo kontrolli propagande revolta ne publik per ate qe ndodhi me news 24. Kuptohet qe asgje te keqe nuk ka edhe po te ishte e vertete sepse me shume duhet te ishte thene . Qarkore ne kushte represioni mund te quhej. Balla dhe Mero pastaj, ne hall te madh me degjenerimin pa kthim qe i kane bere figures se tyre keto 7 vjet. Ca mercenare te neveritshem qe nje zot e di sesi mund te sherbejne deri ne kete oike nje qeverisje. Kellirosje sic jane vete kellira .

    1. Jo mo jo… Këta jo janë njësoj me PS po mbase janë dhe më keq. Jo se e them unë po flet vetë vota që kanë marrë në disa nga zgjedhjet e fundit. Pastaj në vend që të shfajësoni kryesolistin pse nuk mendoni t’i kërkoni dorëheqjen. Mbase PD ka njerëz të rinj që mund të ngjallin besim!

    2. po pse nuk e than qe diten e pare qe ishte e PS? Lum Luli per delet qe i ven nga pas, besojn cdo gje qe thot Luli se te verteten universale e zoteron vetem Luli. hahaha ca teatri.

  2. hahahaha, o cu kenaqem. ca teatri. ca njerez ordinera keta politikanet tane. te genjejn dhe per oren po ti pysesh. nuk i duhen as dreqit e jo me shqiptareve.

  3. ti je kart e djegur ne PD tashme o Sali-anj. ste pjerdh me njeri. as qarkoren ste dhan. ndrro profesion ose parti se te jan mbyll mundesit e karrieres ne PD. o pidh o karrier. ska te dyja nqs te del nami. hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu