• |
ide | kryesore

Opozita fasadë e Ramës vendos kusht për reformën zgjedhore: Të largohet Damian Gjiknuri nga komisioni

Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita parlamentare kërkon, Largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i reformës zgjedhore, ndërsa kryefjalë sipas tyre duhet të jetë ndryshimi I sistemit. Deputeti I opozitës së djathtë parlamentare, Alban Zeneli, tha se pa kryer një reforme të thelle zgjedhore, parlamenti nuk ka bërë asgjë.

Opozita parlamentare kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i reformës zgjedhore. Deputeti Alban Zeneli, kërkoi që kjo reformë të jetë detyrim parësorë, në sesionin ri politik, ndërsa ai renditi disa kushte në këmbim të votës pro, përfshirë ndryshimin e sistemit.

“Largimi i menjëhershëm i Damian Gjiknurit nga bashkëkryesimi i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore është detyrim parësor i të gjithë neve në këtë sesion parlamentar. Reforma zgjedhore duhet të jetë kryefjala e të gjithë politikës shqiptare dhe e këtij Kuvendit , jo vetëm për fasadë siç është përdorur e po përdoret edhe sot. Po kryer një reformë të vërtetë zgjedhore ne nuk kemi kryer asgjë. Një njeri i akuzuar dhe i dëgjuar si i përfshirë në krim elektoral nuk mund të mbajë pozicionin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore”, tha deputeti Alban Zeneli.

Reforma zgjedhore kërkon 84 vota në kuvend, ndërsa partia socialiste i ka të nevojshme votat e deputeteve te opozitës se re.



3 Comments

  1. Ka plotesisht te drejte opozita. Si mund te ulen ne tavoline me kryehajdutin D.Gjiknuri qe sot duhet te ishte ne burg

  2. Ik ore injorant njeri,i pa shkoll komplet gomar, ti s ke kapacitet as per shofer taxie e jo me te perfaqesosh inteligjenen tone, turp pa fund turp deputet koti, servil, bes prer, te zhgarravit Rama per hunde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *