• |
ide | kryesore

Inter, “vonesa” e Lautaro i hap menjëherë vendin Sanchez

Sport



Alexis Sanchez pritet të debutojë me fanellën zikaltër që në ndeshjen ndaj Udineze, skuadrës që e katapultoi nga Seria A në Olimpin e futbollit. Niño do të jetë i pari nga lojtarët ndërkombëtarë që rikthehet në Pinetina, mbrëmjen e të premtes sfida e Kilit të tij kundër Argjentinës së Lautaro dhe më pas kthimi në Itali: gjendja e tij fizike ka nevojë për përmirësim, por shenjat pas zbarkimit nga Manchester japin siguri dhe trajneri Conte është i mendimit se me vetëm një javë punë sulmuesi latin do të jetë në nivelin e shokëve të skuadrës. Në favor të tij (për sa i takon balotazhit me Politano si partnerë të mundshëm të Lukalu) është rikthimi i vonë i Lautaro që pas ndeshjes me Kilin do të zbresë edhe një herë tjetër në fushë me Argjentinën kundër Meksikës, të martën e ardhshme e për rrjedhim do të jetë në dispozicion të skuadrës jo më herët se të enjten.

Më keq do të jetë vetëm Vecino i impenjuar me Uruguajin, kundër Amerikës të mërkurën mbrëma ndaj do të jetë në grup me Inter jo më parë se të premten, vigjiljen e rinisjes së kampionatit. Për pjesën tjetër të lojtarëve të impenjuar me kombëtaret, (Barella, Sensi dhe D’Ambrosio me Italinë, Bastoni me Under21, Esposito dhe Pirola me U18, Agoumè me U18 franceze, Lazaro me Austrinë, Lukaku me Belgjikën, Skriniar me Sllovakinë dhe Brozovic me Kroacinë) pauza do të jetë e dobishme për Conte për të rikuperuar plotësisht dy shtyllat e mbrojtjes së tij, Godin dhe De Vrij. Uruguajani ka nevojë vetëm për minutazh, ndërsa holandezi duhet të kompletojë planin e rikthmit nga dëmtimi i pësuar gjatë stërvitjes para ndeshjes me Lecce. Që të dy, si Sanchez, synojnë Udineze, një tjetër ndeshje që pritet të mbushë stadiumin me më shumë se 60 mijë tifozë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *