• |
ide | kryesore

Video / Manchester United nga ferri në parajsë, fiton me përmbysje ndaj Newcastle

Sport



Ajo që u duk se do të ishte një mbrëmje e errët për Manchester United ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas dy golave të shpejtë të Newcastle, në pjesën e parë, Manchester United ka treguar forcën në 20 minutat e fundit të takimit duke barazuar dhe madje pëmbysur rezultatin. 3-2 ka triumfuar skuadra e Djajve të Kuq në mitikun “Old Trafford”.

Ishte ndeshja për të mos u humbur dhe shansi i fundit për Jose Mourinhon, por sic duket problemet me skuadrën janë shumë më të mëdha se mund të përballohen nga portugezi. Manchester United luan në Old Trafford ndaj vendit të parafundit në renditje, por Newcastle shënon dy gola në tre minuta. Kenedy realizoi avantazhin në minutën e 7, ndërsa në të 10 ishte radha Yoshinori Muto të bënte të heshtë Teatrin e Ëndrrave. Skuadrat janë futur në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2 për Newcastle.

Por kthesa për Manchester United do të vinte në pjesën e dytë. Pikrisht minutën e 70′ të takimit Juan Mata ka ngushtuar diferencën me një super gol nga goditja e lirë për dhe vetëm 6′ minuta më pas ka ardhur edhe goli i barazimit me anë të Anthony Martial. Nuk ka mbaruar këtu pasi në katedër do të ngjitej edhe Alexis Sanchez i cili shënon me kokë në ekstremet e kohës duke i dhuruar fitoren të tijve.

https://www.youtube.com/watch?v=5jP9VvMYqbA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *