• |
ide | kryesore

Raporti i OSBE ODHIR nxjerr bllof komisionin anti Meta

Arkiva, Të fundit

Raport i OSBE ODHIR theksoi edhe njëherë se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të shprehet për kushtetueshmërinë e dekreteve presidenciale për zgjedhjet duke hedhur poshtë gjithë pretendimet e socialistëve që kanë ngritur komisionin parlamentar për shkarkimin e Metës.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Raporti i ODHIR, si pasqyrë e rregjimit që po instalohet

“Paqartësitë ndërmjet institucioneve kryesore minuan besimin e publikut në ligjshmërinë e zgjedhjeve. Paqartësia u shtua më tej me mosmarrëveshjen ndërmjet aktorëve zgjedhorë në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë ndërmjet Gjykatës Kushtetuese, si i vetmi organ që mund të vendosë mbi kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit, dhe Kolegjit Zgjedhor i cili ka mandat të mbikqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor. Gjykata Kushtetuese është përkohësisht jashtë funksionit si pasojë e procesit të rivlerësimit të magjistrantëve në Shqipëri” thuhet në raport.

Aty kritikohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor, i cili e konsideroi dekretin e Presidentit të paligjshëm. Sipas raportit gjyqtarët që morën vendimin ka qënë të ndikuar nga procesi i vetingut duke cënuar pavarësinë e kësaj gjykate.

“Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk i nënshtrohen procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji funksionon, ata i nënshtrohen “procesit të vettingut” në vazhdim, i cili mund të ndikojë në sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të mund të ndikojë në pavarësinë e tyre”shkruhet në  raport.

Madje nëse bëhet fjalë për shkeje antiligjore ato i ka bërë mazhoranca e cila sipas raportit nuk ma pranuar ta botojë në fletoren zyrtare dekretet presidenciale.

“Më 27 qershor, Presidenti Meta shpalli një dekret tjetër, duke caktuar 13 tetor 2019 si datën e zgjedhjeve lokale. Gjatë kësaj kohe, KQZ vazhdoi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Ndryshe nga dekreti i 10 qershorit, dekreti i 27 qershorit mbeti i pabotuar në Fletoren Zyrtare, megjithëse botimi i akteve të nxjerra nga Presidenti kërkohet nga ligji” nënvizohet aty.
Pra nëse rilindja ka nisur një procedurë përshkarkimin e kreut të shtetit me premisën se ai ka vepruar në kundërshtim me kushtetutën, raporti thekson seaskush perpos Gjykatës Kushtetuese që mungon nuk ka tagër të gjykojë mbi këtë, duke e nxjerrë bllof komisionin propagandistik që vazhdon punën në parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu