• |
ide | kryesore

Apeli merr vendimin për vrasësit e Indrit Çelajt

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë, e cila caktoi masën “arrest me burg’’ për Bujar Kusin, Ferdinand Bakallin dhe Ali Sulën.

Avokatët e të pandehurve kërkuan revokimin e vendimit për dënimin e këtyre 3 personave, të cilët u gjetën fajtorë për moskallëzim dhe pengim të zbardhjes të së vërtetës për vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj.

Bujar Kusi, Ferdinand Bakalli, Ali Sula dhe Lorenc Veliaj janë dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ky i fundit mori përsipër fillimisht autorësinë e krimit, por zbuloi se Çelaj u vra nga Griseldo Kusi. Për këtë ngjarje, Luan Çaka është dënuar me arrest shtëpie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *