• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë, del sot lista e kandidatëve për deputetë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen sot listat e kandidatëve për deputet në Kosovë. Sicc raportojnë mediat kosovare, sot është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë në KQZ. Partitë politike kanë punuar në përgatitjen e këtyre listave, mirëpo ende nuk i kanë finalizuar. E vetmja parti e cila ka dorëzuar listën me 27 kandidatë është Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Po ashtu, listën e ka gati edhe AAK-ja, por ende nuk e ka dorëzuar atë në KQZ.

Është thënë se në listat për deputetë nuk do të ketë kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin. Të paktën kështu kanë deklaruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka deklaruar se LDK ka parim që ata që janë të dënuar nga organet e drejtësisë, nuk do të përfshihen në listën e kandidatëve, percjell telegrafi.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, disa nga partitë politike kanë vendosur t’i bashkojnë forcat e tyre dhe në zgjedhje të garojnë me një listë të përbashkët.

Partitë të cilat kanë arritur marrëveshje parazgjedhore janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Partinë Socialdemokrate dhe Partinë e Drejtësisë, dhe koalicioni tjetër mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re. Fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet mbahen më 6 tetor. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë rreth 6 milionë euro.



1 Comment

  1. Pershendetje nur jetoj ne GJermoni e Banjo ne Adolfstr 17 52531 Übach palenberg ,,,,,, E ne kosov banoj ne komunen e klin Jashanic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *